Politikanët që agjërojnë në muajin e Ramazanit

453

Ndonëse shumë prej tyre e kanë uruar fillimin e muajit të Ramazanit, pak nga politikanët kosovarë e agjerojnë.

Këtë muaj nuk e agjerojnë asnjëri nga tre liderët më të lartë të shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj por as kryeparlamentari Kadri Veseli.

Por i rregullt me agjerim tash e disa vite është Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli e disa deputetë e politikanë të tjerë.

Edhe deputetetët si Labinot Tahiri, Ganimete Musliu, Memli Krasniqi, Duda Balje janë agjerues të rregullt, po ashtu këtë muaj e kanë agjeruar më herët edhe Albulena Haxhiu, Emilija Rexhepi, Luljeta Veselaj, por nuk dihet se a do ta agjerojnë këtë vit.

Edhe nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli njihet si përson mjaft i përkushtuar në fe dhe që pritet të jetë agjerushëm gjatë këtij muaji.

Agjërues i rregullt i Ramazanit tash e disa vite është edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Mund të ketë edhe politikanë të tjerë që agjerojnë por që këtë nuk e bëjnë fort publike.