Arrestohen 6 persona e vihet nën hetim një pronar servisi në Shkodër.

59

Vihen në pranga 6 persona dhe vihet nën hetim një tjetër, pasi i vodhën automjetin 30 vjeçarit dhe duke i mashtruar i morën një sasi lekësh duke i premtuar se do ti gjenin automjetin.

Personat e arrestuar janë SG 26 vjeç banues në fshatin Dragoç, Shkodër.

LN 36 vjeç banues në fshatin Dajç, Lezhë.

GT 25 vjeç banues në lagjen 1 Maji, Shkodër.

VB 31 vjeç banues lagjen 10 Korriku, Shkodër.

SH 40 vjeç banues në lagjen Partizani, Shkodër.

FH 46 vjeç banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u vu nën hetim LN 46 vjeç pronar i një servisi.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën makinën 30-vjeçarit EB në fshatin Mes të Shkodrës dhe më pas e mashtruan duke i premtuar se do tia gjenin.