Përfaqësuesi i katolikëve në Qeveri e quan programin e PD “BIJ KURVE”

120

Albert Nikolla, ish drejtor i qendrës katolike CARITAS dhe eksponent laik i Kishës në vendin tonë, sot zv.ministër Shëndetësie ka gjetur kohën e lirë, pas shumë viktima me Covid, të qortojë programin e PD. Poshtërimi që Edi Rama i bën veriut dhe katolikëve, duket ashiqare kur rekruton “njeriun e ri” në PS. Nuk ndryshon në thelb as Tom Doshi, As Mark Froku e as Albert Nikolla, janë fiks siç i do Edi Rama për të përfaqësuar katolikët.

Shikoni këto fjalë dhe :

Në Romën antike, qysh kur Perandori Kostandin në vitin 312 (pas Krishtit) e shpalli Krishtërimin si fe zyrtare të Perandorisë, filluan të hapen spitalet, abacitë, shtëpitë e murgeshave, kuvendet fetare me natyrë bamirëse. Asokohe, kur ndonjë grua ngelej shtatzënë jashtë martese, i mbeteshin dy mundësi: ose të abortonte ose ta mbante fëmijën deri në lindje dhe pastaj ta dorëzonte në kuvendet e murgeshave pa u identifikuar. Për të shmangur identifikimin dhe për të ruajtur sadopak dinjitetin e gruas fatkeqe, kuvendet kishin ndërtuar disa të çara në murin rrethues dhe aty kishin vënë një rrotë druri me një djep të vogël.

Aty nëna e re vinte foshnjën dhe murgesha e rrotullonte rrotën drurit dhe fëmija futej brenda kuvendit pa e parë fare se kush ishte nëna e tij. Tradita katolike kërkonte që pagëzimi të bëhej sa më parë dhe duhej regjistruar fëmija në Regjistrin e të pagëzuarve. Në këto raste në regjistër shënohej: filius mater ignotea est – bir i një nëne të panjohur. Nga këtu evolucioni gjuhësor në të folurën romake: “figlio della mignotta”, shqip kopil.

Fati i copëzave të programit fantazëm të PD-së është krejt i ngjashëm me “figlio della mignotta”.