Shkëmbim zjarri në qendër të Laçit, ka 2 viktima

506

Një shkëmbim zjarri midis disa të rinjve ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit.

Informacionet paraprake janë ende fragmentare, por forcat e rendit kanë rrethuar qendrën e qytetit.

Mësohet se nga shkëmbimi dyshohet se kanë mbetur të vdekur 2 shtetas, Mikel Jushi 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç, të cilët ishin dërguar në gjendje të rëndë për jetën në Tiranë.

Sipas raportimeve, mësohet se viktimat janë kushërinj të afërt, pikërisht djem xhaxhai. 

Shkaqet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të pakonfirmuara.