Identifikohet viktima e përplasjes me armë në Laç

890

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një përplasje me armë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qendër të qytetit të  Laçit.

Foto nga Vendi i ngjerjes

Informacionet bëjnë me dije se viktima është shtetasi Teli Jushi 35 vjeç.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e të plagosurve dhe identitetin e tyre, të cilët janë nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak.

Ndërkohë policia e nisur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve.