Plagosja me armë zjarri në Shkodër, policia zbardh ngjarjen dhe zbulon si e inskenoi gjithçka 24-vjeçari, vë në pranga edhe bashkëpunëtorin e tij (DETAJE)

224

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që trondit dje Shkodrën. Policia njofton se është arrestuar 20-vjeçari G.M., dhe 24-vjeçari I. Mehmetaj, pasi fshehën dhe tjetërsuan të vërtetën.

Fillimisht 24-vjeçari deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të paidentifikuar, por nga hetimet rezultoi se I. Mehmedaj 24 vjeç, banues në fshatin Mushan Shkodër, është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark.

Mehmetaj dhe G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 20-vjeçari G. M., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.