Çfarë po i tërheq fansat që ta duan kaq shumë Kaltrinën?

435

Ka kohë që Kaltrina Mikushnica paraprinë në listën e moderatoreve më të ndjekura e të pëlqyera nga publiku kosovar.

Është karakteri i saj i veçantë i mbushur me plot pozitivitet që i ka tërhequr fansat pas vetes sikur me magnet, shkruan Kosovarja.

Në çdo paraqitje të saj qoftë kur ishte prezente në televizion, qoftë në rrjetet sociale afërsia me publikun nga ana e Kaltrinës nuk ka munguar.

Andaj, ka shumë arsye që publiku ta dojë atë.

Në radhë të parë është thjeshtësia e moderatores, pastaj bukuria, eleganca e shumë vlera tjera që publiku i ka pëlqyer që nga paraqitja e saj e parë.

Përndryshe, Kaltrina është nënë e dy vajzave të cilat sigurisht do të ndihen shumë me fat që kanë një nënë të tillë. /Kosovarja/.