Vlora nën pushtetin e ujit!

379

Vlora për të dytën herë në harkun kohor të dy ditëve është zgjuar nën ujë.

Informacionet bëjnë me dije se reshjet e rëna ditët e fundit kanë sjellë probleme të shumta në qytetin bregdetar.

Situata më problematike është në zonën “Albano e Romina” lagjia “28 nëntori”, “Rilindja”, “1 Maji”, por edhe akset lidhëse mes rrugës Trasnballkanike dhe bulevardit.

Të gjithë rrugët janë të mbuluara nga uji, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.