Punimet në aksin Qafë Kashar-Rinas, njoftohen devijime të trafikut

230

Për shkak të punimeve që do nisin në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas-Qafë Kashar, te kthesa për Rinas, Policia Rrugore  ka njoftuar një seri masash për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas, do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas. Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve ftohen të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.

Shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimnin e drejtuesve të automjeteve.