U mor peng nga dy persona, policia kap një nga autorët

552

Një person ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z..

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Plugu”, duke vënë në pranga shtetasit E. M.,24 vjeç, dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.

Gjithashtu është bërë i mundur edhe lirimi i shtetasit që mbahej peng prej disa ditësh nga 2 persona, për motive përfitimi material.

Operacioni është organizuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.