Otto Witte, “mbreti” 5 ditor i Shqipërisë! Si i mashtroi shqiptarët.

570

Personazhi në foto është Otto Witte. Ai ishte një artist e magjistar gjerman që pjesën më të madhe të jetës e kaloi si endacak. Shumë studiues kanë shkuar për historinë e tij dhe se si i mashtroi ai shqiptarët duke u hequr si mbreti i tyre, pas shpalljes së Pavarësisë. Ai dërgoi dy telegrame rresht në emër të princit Halim Edinne që përflitej si kandidat për fronin e Shqipërisë, ku njoftonte ardhjen e tij në Shqipëri mbas dy ditëve. Ndërkohë ai mori me qira edhe një uniformë në Vjenë dhe me 15 shkurt 1913 erdhi në portin e Durrësit, i shoqëruar edhe nga miku i tij, që i shërbente si ndihmes. Prej andej mendohet të ketë lëvizur në drejtim të Kavajës dhe diku aty mendohet të jetë vendosur në një çadër mbretërore. Ai dha edhe pritje, organizoi parada ushtarake etj. Lajmi u përhap nga korrespondentët perëndimorë në të gjithë botën dhe natyrisht arriti edhe Stambollin. Sulltani u çudit tej mase nga ky lajm, sepse kishte dijeni që nipi i tij ishte ndërkohë me pushime në Vjenë. Kur u zbulua gënjeshtra, Esad Pasha lëshoi një urdhër arresti ndaj tij por ai mundi të shpëtojë duke u arratisur me varkë në Bari.