“Petro Nini” kthehet në “Fakultet Drejtësie”

548

Ambientet e gjimnazit “Petro Nini” në kryeqytet do të shfrytëzohen edhe për zhvillimin e mësimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë.

Dekani i këtij fakulteti, Artan Hoxha bën të ditur për A2 se mësimi do të zhvillohet pasdite dhe nis në e orën 14:00.

Kjo është gjetur si zgjidhje për studentët të cilët kërkojnë të zhvillojnë mësimin, pasi të tjerë studentë vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në godinën e Fakultetit të Drejtësisë.

Ata thonë se do të vijojnë ngujimin në fakultete edhe pse fillimi i mësimit në një ambient tjetër mund ta shuajë protestën. Ndërsa grupi i studentëve që kërkon mësim thotë se protesta e ka arritur qëllimin. Tashmë presin vetëm përcaktimin e vendit ku do të zhvillohet procesi mësimor.