PO MUNDOHESHIN QE TË HAPNIN RRUGEN NGA DËBORA, PËSOJNË AKSIDENT TË FRIKSHËM.

706

Dy punonjës të Bashkisë së Librazhdit kanë pësuar një aksident me makinë në Njësinë Administrative Lunik të fshatit Letem teksa po shoqëronin fadromën për hapjen e rrugës nga dëbora.

Fatmirësisht punonjësit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Bashkia e Librazhdit, e cila ka postuar pamje nga aksidenti në faqen e saj zyrtare në një rrjet social.

Nga fotografia në fjalë, makina e bashkisë shfaqet e përmbysur teksa dy persona po mundojnë të nxjerrin nga mjeti punonjësit në fjalë.