Tom Doshi në Korçë

348

“Të gjitha partitë bashkë, sepse në fund bëhen bashkë të treja në darkë mblidhen bashkë dhe kanë ndarë zonat këtu se për ke duhet votuar. Sot ka filluar një luftë e madhe midis partive se kush duhet të dalë të marrë vota me shume. Pra do marrë Niko, Olta apo kush janë këtu. Apo Arjan Jaupllari që para disa kohësh ka dashur të kandidojë për PSD ndërsa tani thotë se ai do marrë vota më shumë sesa kandidatët e tjerë të PS. Tek PD mora vesh mbrëmë që janë rrahur me njeri tjetrin, Salianji me një tjetër kështu që kjo është e vërteta që po ndodh në Korçë. Kurse tek partia jonë të gjithë ekipi punon për Julianin, dhe ky është ndryshim i madh. Ne kemi për ti bashkuar korçarët e jo ti përçajmë. Dhe në këtë rast ne jemi veto, nuk bashkëpunojmë me asnjë forcë politike deri pas 27 Prillit që të numërohen votat.

– Zoti Doshi, sa mandati do marrë partia juaj?


Ne të sigurta sot kemi 2 mandate në Shkodër, 3 në Tiranë por pritshmëria është shumë e madhe në Tiranë sepse pritshmëria është tek elektorati gri, që dhe me sondazhe dalim 30%, që nuk janë të bindur se për cilën forcë politike do të votojnë.
E thashë dhe më parë, morali politik ka mbaruar, nuk mund të jesh përfaqësues i popullit nqs vjen dhe tako elektoratin njëherë në 4 vite dhe u thua mbrapa që ca te bejme, nuk do Luli, nuk do Edi.

Zoti Doshi ju folet nga Korça për 6 mandate. E keni parasysh mandatin e Korçës të sigurte?

Me informacionet që kam, Juli ka shumë mbështetje, sepse ky nuk është njeri i përçamjes, sepse këtu ka dhe përçamje fetare, ka dhe përçamje jo pe fshati jo prej qytetit. Unë për vete jam malësor, jam krenar që jam malësor por me voton e gjithë Shkodra. Në qytet, në fshatra, në Malësi, në Dukagjin gjithkund. Pra kjo është një gjë shumë e rëndë për ato drejtues politik që kanë drejtuar Korçën prej vitesh. Nuk mund ta përcash elektoratin sepse përderisa shkon dhe i merr votat edhe në Pirg edhe në Korçë, nuk mund thuash ky është prej Pirgu e ky nga Pazari i Korçës. Nuk ka mburrje këtu. Të gjithë votuesit janë të barabartë përpara kutisë së votimit dhe të gjithë drejtuesit politik kanë përgjegjësi morale ti përgjigjet atij votuesi pas zgjedhjeve, dhe këtë e bën Juli me se miri në Korçë.

Si e shihni rolin e presidentit Meta në këto zgjedhje?

Nuk bej komente për presidentin, është zgjedhja e tij