Zoti Lleshaj, vetëm nazistët dhe ti keni futur policinë të godasë studentët!

488

Eshtë e turpshme deklarata e fundit e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili deklaroi për gazetarët, pas ceremonisë së 106-vjetorit të policisë së Shtetit, se “policia po bën punën e saj” dhe se “policia s’bën vepër penale, por punon për sigurinë e vendit”, duke iu referuar ngjarjeve të fundit, ku vetëm z. ministër nuk e di se janë goditur e dhunuar studentët që po protestojnë. Dhuna ndaj studentëve ka qenë e pashembullt, z. Ministër, dhunë që është dënuar nga i gjithë faktori poltik që është kundër qeveresisë suaj.

Z. ministër, ju duhet ta kuptoni dhe se vetëm policia juaj, z. Llleshaj dhe nazistët kanë futur policine te godasin studentet. Eshtë e pafalshme që ju, në shekuliln e XXI të përdorin të tilla mekanizma për të dhunuar të drejtat e njeriut, për të ndalur protestët dhe lirinë qytetarëve të fituar me aq mund. Me sa duket Rama iu ka zgjedhur ju për “dorë të fortë”, por jo për krimin, trafiqet, pasi ju nuk dini gjë nga këto, por për të goditur studentët, protestuasit, opozitën.
Z. ministër, mos u merrni me studentët, as me protestuesit e lirë, por merruni me krimin që po trondit vendin. Jo më larg se mbrëmë një biznesmen u godasit, u mor peng peng një fëmijë në Shijak. Sot të tjera ngjarje kriminale po tronditin vendin. E pra, ata kriminelë ishin veshur me rroba policie dhe ka shumë gjasa që të jenë edhe pjesë e strukturave tuaja. Të paktën ndonjë prej tyre, pse jo, sic ndodh rëndom në të tilla raste.

Më keq akoma kur thoni se “Unë nuk godas grupe kriminale, i bën policia e Shtetit”. Po ju nuk ju ka vënë njeri aty për burrë të mençur, të bukur apo edhe ju lexoni shumë libra?! /55news.al/