Ministri i Brendshëm takohet me Ina Nukën: ‘Model për rininë e vendit tonë.’

479

Ina Nuka u kthye nga Ankaraja, nga një spital të specializuar ku edhe u bë i mundur rekuperimi i dy gishtërinjve të dëmtuar rëndë nga kapsolla gjatë tre ndërhyrjeve kirurgjikale në këtë spital.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka takuar efektiven e policisë të plagosur gjatë protestës së banorëve të ‘Astirit’, Ina Nuku.
“Sot prita në zyrë Inën, të rikthyer plot forcë, energji dhe vullnet për të vazhduar shërbimin ndaj sigurisë tonë. Një model domethënës angazhimi për rininë e vendit tonë,”- shkruan krahas fotos ministri.