Jeta ime ka mbaruar, më plasi zemra/Historia tronditëse e këngëtares shqiptare, nga skenat e festivaleve, në skamje

572

Dikur një ndër këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar, sot Luljeta Përbasha jeton në skamje dhe e harruar. Këngëtarja hapi derën e shtëpisë për Vizioni i Pasdites duke na prezantuar me mjerimin dhe skamjen që e rrethon çdo ditë.

Ajo banon në një lagje periferike të qytetit të Bilishtit sëbashku me bashkëshortin, i cili prej vitesh është i paralizuar. Realiteti për këtë familje është i trishtë. 60 vjeçarja tregon se jetojnë me fitimet e nxjerra nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe 27 mijë lekë nga kempi i bashkëshortit. Përbasha sqaron se për herë të parë këtë muaj ajo ka arritur të marrë një pension minimal.

Unë tani kam filluar duke marrë një pension, 160 mijë lekë. Ja me këto jetoj. Kjo (shtëpi) për mua është stallë. Edhe stallë derri nuk është. Ku të përplasem? rrëfeu mes lotësh këngëtarja.

Ish këngëtarja mirditore, ka punuar si sanitare në shtëpi e hotele të ndryshme. Por jetesa e përditshme ka rezultuar e papërballueshme për ta.Përbasha mes lotësh u lutet të gjithëve, për një shtëpi ku të jetojë siç i ka hije, dhe mundësi punësimi për fëmijët e saj, tashmë të rritur.

Kur isha në Mirëditë, isha drejtoreshë e bibliotekës së fëmijëve. Erdha këtu, mbarova… jeta ime ka mbaruar. Më mbetën fëmijët rrugëve. Më mbetën fëmijët pa punë. Më plasi zemra. Fëmijët nuk rrijnë në shtëpi se kanë frikë nga ndërtesa

Luljeta Përbasha është prezantuar për publikun shqiptar në Dhjetor të vitit 1977 me këngën Qendrojme Si Malet pjesë e Festivali të 16-ë të Këngës. Para viteve 90, Përbasha ka punuar si drejtoreshë e bibliotekës së Rreshenit.