Basha reagon ashpër ndaj Ramës: Hajdut psiqik.

525

Rekomandimet e Komisionit të Venecias për nismën ligjore të PD për të bërë vetingun e politikanëve kanë përplasur ashpër dy drejtuesit politik, Edi Rama dhe Lulzim Basha. PD e sheh si arritje rekomandimin e Venecias, ndërsa Rama the se është manovër që e bën PD-në një parti jo serioze. Basha reagon ashpër ndaj tij duke e quajtur një hajdut psiqik

Rama në Twetter:
Eh Artist, s’më vjen mirë për ty,po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë.

Basha në Twitter
Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!