VIDEO/ Radhë kilometrike në aksin Milot-Lezhë, dyndja e pushuesëve bllokon ambulancën

198

Mëngjesin e kësaj të diele shoferët janë hasur në radë kilometrike në aksin Milot-Lezhë. Dyndja e pushesëve për fundjavë në bregdet kanë krijuar situatën problematike të trafikut.

Si pasojë e radhëve të gjata, një ambulancë e nisur nga Lezha në drejtim të Tiranës ka hasur vështirësi kalimi, pasi është bllokuar për disa minuta në autostradë.

Pushuesit, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë ata të cilët kanë mbingarkuar segmentet rrugore duke shkaktuar vonesa në mbërritje të destinacionit.

https://youtu.be/Rd-K9lsHY6M