Në ditën e martesës femrat nuk duhet të veshin këtë gjë, sepse sjell ters.

Për ju që besoni pak në disa bestytëni të vjetra, jemi te dita e martesës.
Dita më e lumtur për një çift, është kurorëzimi i dashurisë së tyre. Sipas intv.al në kulturën e vjetër romake ishte ters që nusja të vishte në ditën e dasmës këpucë të përdorura më parë nga dikush tjetër.

Pra nëse këpucët nuk ishin të reja, kjo do ndikonte në fatin e saj në të ardhmen. Kishte shumë mundësi që të sillte ters kjo gjë. Edhe në ditët e sotme, disa kultura në botë e besojnë këtë gjë, pra në pajën e nuses nuk duhet të jenë gjëra të përdorura më parë. Nuset duhet të sigurohen që këpucët, duhet të jenë të reja dhe të përdoren vetëm për to. Kjo lidhet me fatin e martesës së saj.

Prandaj, ju femra që po lexoni këtë artikull mos e neglizhoni këtë detaj, në të ardhmen kur të bëheni nuse!

Shpallet kampioni i ri i botës në shah pas 50 orësh lojë në finale.

Çarlsen shpallet kampion bote pas 50 orësh në lojën e shahut, ku ka arritur të mundë kundërshtarin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fabiano Karuana.

Duket se ka qenë një lojë tepër e tensionuar, pasi i ka mbajtur të dy konkurrentët për 50 orë në finale për të zbuluar në fund se kush do të arrinte ta fitonte atë.

Pas 3 ndeshjesh me kohë të limituar të zhvilluara dhe të fituara nga Çarlsen në këtë kampionat Botëror, në finale nuk kishte ndeshje me kohë të kufizuar për të, gjë e cila e shtyu për shumë orë këtë ndeshje.

Duket se eksperienca ka qenë e lodhshme, por në fund gjithçka ja ka vlejtur për shahistin me prejardhje nga Norvegjia, i cili është shpallur kampioni i ri i botës në këtë sport.

Regjistroi këngët 1 muaj para vdekjes, Spotify i publikon këngët.

Një muaj para vdekjes së tij më 7 shtator, Mac Miller vizitoi studiot e Spotify për të regjistruar dy këngë.

Sot, kompania vendosi të lëshojë këngët si një haraç për raperinAi regjistroi një version akustik të këngës së tij “Dunno” dhe një mbulesë të Billy Preston-it “Asgjë nga asgjë”.

Spotify gjithashtu lëshoi ​​disa nga pamjet e tij në studio.Milleri vdiq më 7 shtator të një mbidozë të drogës.

Ai ka qenë relativisht publik në lidhje me betejat e tij me abuzimin e substancave, duke folur hapur për ata në intervista dhe duke u tallur me ta në tekstet e tij.Në një deklaratë, familja e tij tha: “Malcolm McCormick, i njohur dhe adhuruar nga tifozët si Mac Miller, ka vdekur tragjikisht në moshën 26 vjeçare. Ai ishte një dritë e ndritshme në këtë botë për familjen, miqtë dhe ndjekësit e tij.

Prestigjiozja italiane: Shqipëria e veriut, rrugëtimi mes shijes dhe traditës.

“Përfytyroni të udhëtoni në një vend ende larg zonave të turizmit masiv. Përfytyroni, pastaj, të zbuloni zona më të thella dhe më pak turistike. Zona ku nuk ekziston as kaosi dhe as trafiku, ku jeni të rrethuar vetëm nga natyra dhe ku vizitorët, me përjashtim të ndonjë aventurieri, numërohen me gishtat e një dore. Një ëndërr? Jo në Shqipëri”, shkruan faqja e specializuar turistike italiane thetravelnews.it.

”Ju kemi folur tashmë për plazhet e Rivierës së jugut, për kryeqytetin plot gjallëri, Tiranën dhe për qytetet historike të vendit. Këtë herë do t’ju marrim me vete në një udhëtim në thellësi të Veriut, mes maleve të larta, pyjeve me gështenja dhe agroturizmit, ku do t’iu gëzoheni me kënaqësi shijeve të traditës lokale. Një udhëtim për të zbuluar një rajon ballkanik ende në pjesën më të madhe i paeksploruar, ku shkohet për rigjenerim, për të qëndruar në kontakt me natyrën dhe, mbi të gjitha, për të rigjetur veten.

Majat e larta të maleve prekin qiejt. Poshtë, fusha me trumza deri sa të ha syri, livadhe ku delet kullosin në qetësi dhe pyje që ndryshojnë ngjyrën sipas stinëve. Paraqitet kështu, peizazhi rural përreth Shkodrës, qendra kryesore e Shqipërisë së Veriut. Një qytet me kulturë të jashtëzakonshme, qyteti i muzeut të vetëm fotografik të vendit, Muzeu Marubi, dhe i kështjellës më të madhe të Ballkanit, Kështjella e Rozafës. Më pas është edhe Liqeni i Shkodrës, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, sipërfaqja më e madhe ujore e Gadishullit Ballkanik. Përreth brigjeve të tij pjellore kanë marrë jetë fshatra të vegjël ku fermerët lokalë, duke ndjekur ritmin e stinëve, kultivojnë prodhime tipike të zonës, mbarështojnë bagëti dhe, prej pak kohësh mikpresin në shtëpitë e tyre turistë në kërkim të vendeve autentike ku mund të kalojnë një apo më shumë net gjatë udhëtimit në Vendin e Shqiponjave. Bëhet fjalë për ferma të vogla turistike, të menaxhuara nga familjet vendase dhe të mbështetura nga projekte ndërkombëtare, të koordinuara me organizatat lokale.

Mes tyre, është edhe CEED Albania, një OJQ, që, nëpërmjet projektit ”Agro Tourism Albania”, ka ndihmuar gjashtë ferma të vogla turistike, që ndodhen në zonat më të varfra të Shqipërisë së Veriut për t’u futur në tregun agro-turistik nëpërmjet ndihmës ekonomike. Kjo OJQ i mbështet në procesin e marketingut dhe të zhvillimit të aftësive në sektorin bujqësor. Cili është emëruesi më i vogël i përbashkët i këtyre gjashtë realiteteve (përveç faktit që gjenden në kontekste të mrekullueshme natyrore)? Krijimi i një tip turizmi të qendrueshëm që përfshin komunitetin, respektimi i mjedisit rrethues dhe ndihmat ndaj tij për të qenë ekonomikisht i pavarur. Pra, agroturizmi është kufiri i ri i turizmit shqiptar? Nëse në vende si Italia, ky sektor është aktualisht më i përparuar dhe përfshin një numër të madh punëtorësh, në Shqipëri është ende në fillesa dhe mund të përfaqësojë një model të vlefshëm të një ekonomie të qëndrueshme dhe një instrument të rizbulimit dhe të konservimit të identitetit të saj kulturor.

Faktikisht, Shqipëria është një vend rural dhe, vitet e fundit, shqiptarët kanë filluar të rivlerësojnë traditat dhe identitetin e tyre, mbi të gjitha kulinarinë. Kështu pra, për të vlerësuar ushqimin e stinës, tipik dhe të vërtetë, ndërsa udhëtoni në veri të vendit, pushoni në fermën agroturistike ”Marku”, ku pronarët, pasi kishin jetuar për shumë vite në Siçili, krijuan një biznes të vogël ku mikpresin klientët të cilët shijojnë mëngjesin (marmalatë, reçel dhe makarona të furrës). Akoma më shumë, nëse jeni përreth Shkodrës, aty ndodhet ferma agroturistike ”Shega”: një kënd idilik, i rrethuar nga pemë frutore që shërbejnë, veç të tjerash, lëng të freskët shege të posa shtrydhur. Për të qenë më pranë natyrës, janë edhe dy adresa të tjera, të dyja në zonën e Malësisë së Madhe: ferma agroturistike ”Kantina” në Koplik, që dhuron jo vetëm pamje të mrekullueshme të Liqenit të Shkodrës, por edhe xhiro mes vreshtave të familjes dhe mundësinë për të provuar verëra, si Kallmeti, dhe ferma tjetër ”Rruga e Mullirit”, e zhytur në pyjet me gështenja të Reçit që kanë si strehë Alpet, që ofron një panoramë të pakrahasueshme, kuzhinë të shkëlqyer dhe ekskursione për zbulimin e shpellave antike.

Dhe për diçka akoma më të egër? Duhet të shkoni në Pukë, në brendësi të veriut, ku ju ndjekin pyje me bredha, lumenj dhe kavaleta me kashtë. Këtu, ferma ”Devin” i përfshin të ftuarit në aktivitetet bujqësore si vjelja e frutave dhe perimeve, ndërkohë që edhe i shëtit ata. Ferma tjetër ”Lajthia e vogël” është vendi ideal për kombinimin e vizitave duke shkuar edhe në Pukë, një nga zonat më pak turistike, por më autentiket e gjithë Shqipërisë.

Një udhëtim në këtë zonë nuk është për të gjithë. Kush kërkon luks, ekstravagancë dhe modernizëm, të shkojë diku tjetër. Këtu mbretëron natyra e paprekur, mikpritja dhe shijet autentike të traditës lokale. A mund të kërkosh për më mirë?”, përfundon thetravelnews.it. (ATA)

Mashtrimi me biletat e udhëtimit, zbulohen kallëzime të reja.

Katër kallëzime të reja janë bërë në Policinë e Tiranës për shtetasen e ndaluar për “mashtrim” Marina Maze, e cila momentalisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpiak” me vendim të Gjykatës.

Kujtojmë se Marina Maze (Tasho), e cila drejton një agjenci udhëtimesh me emrin “Tasho’s Travel Agency” është përfshirë në një skemë mashtrimi, ku në grackë kanë rënë qytetarë të ndryshëm që kanë prerë bileta udhëtimi, por që në fakt nuk kanë ekzistuar.

“Panorama” sjell edhe katër raste të tjera mashtrimi, që u bashkohen shtatë rasteve të para, ku qytetarët pasi kanë kuptuar se janë mashtruar me biletat që kanë prerë, i janë drejtuar Policisë së Tiranës. Kujtojmë se Tasho është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës, pasi kishte për t’u kujdesur për fëmijën e saj 3- muajsh.

Ajo ka premtuar se do t’ua kthejë paratë personave që kanë paguar e prenotuar bileta udhëtimi, madje për këtë arsye ka nxjerrë në shitje edhe shtëpitë. Tasho është administratore e agjencisë turistike “Tasho’s Travel Agency”, që ndodhet në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë, e cila është e mbyllur që prej datës 22 nëntor. Ajo dyshohet se ka mashtruar rreth 11 persona me biletat e udhëtimit. Ka qenë një qytetare që kishte prenotuar një sasi të madhe biletash për një dasmë në SHBA, ajo që ka zbuluar fillimisht rastin, pasi ra pre e mashtrimit.

Më tej, viktima të këtij mashtrimi kanë rënë edhe qytetarë të tjerë që dëshironin të udhëtonin drejt vendeve të BE-së apo edhe në Azi. Në katër rastet e reja, bëhet fjalë për një dëm prej rreth 3 mijë eurosh që u është bërë katër qytetarëve që kanë prenotuar biletat, pa i kryer dot udhëtimet. Edhe ata, si shtatë të parët, nuk kanë mundur të kontaktojnë dot me pronaren e agjencisë, pasi e kanë gjetur zyrën e saj të mbyllur.

KALLEZIMET

Më datë 22.11.2018 është paraqitur në Polici shtetasi Petraq C., i cili ka bërë kallëzim penal duke thënë se kishte prenotuar e paguar dy bileta udhëtimi në agjencinë e udhëtimit “Tasho’s Travel Agency”, me vlerë rreth 760 euro. Kur kishte shkuar për t’u interesuar përsëri në këtë zyrë, e kishte gjetur të mbyllur dhe nuk kishte arritur të kontaktonte me shtetasen Marina Maze (Tasho).

Më datë 22.11.2018 ka depozituar kallëzim shtetasi Flamur M., i cili ndër të tjera ka sqaruar se ai ka prenotuar 4 bileta avioni për në Dubai dhe i ka paguar shtetases Marina Tasho shumën prej 1600 euro. Më datë 21.11.2018 ajo nuk i është përgjigjur më në telefon dhe kur ka shkuar te zyra e saj ka mësuar se ajo e kishte mashtruar. Më datë 22.11.2018 ka depozituar kallëzim shtetasja Irida H., e cila ndër të tjera ka shpjeguar se ka prenotuar dy bileta për në Berlin dhe i ka dhënë shumën prej 37 600 lekë të rinj shtetases Marina Tasho.

Kur ka shkuar të interesohet në lidhje me biletat, ajo ka mësuar se Marina e kishte mbyllur zyrën dhe se e kishte mashtruar. Më datë 23.11.2018 ka bërë kallëzim edhe shtetasi Nazmi Suti, i cili ndër të tjera ka sqaruar se edhe ai kishte paguar për dy bileta udhëtimi në zyrën “Tasho’s Travel Agency”, në rrugën “Hoxha Tahsim”, Tiranë. Ai ka paguar shumën prej 240 eurosh për një udhëtim në Stamboll, ku data e nisjes ishte 23.11.2018, por kur kishte shkuar për të marrë informacion në zyrën e agjencisë kishte mësuar se ajo ishte mbyllur dhe ishin mashtruar.

Si mund t’ia heq fëmijës tim telefonin nga dora?

T’i heqësh telefonin fëmijës nga duart është një gjë e thjeshtë nëse e menaxhon situatën siç duhet. Çfarë do të thotë? -Mjafton t’i shpjegosh fëmijës se telefoni nuk është për fëmijët. Të ia ndalosh duke i shpjeguar pse ke vendosur ta bësh tani këtë gjë dhe jo më parë?! Deri në moshën 12 vjeç fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj telefonave, tabletëve, kompjuterit dhe pajisjeve wireless. Nuk kam vepruar drejt që ta kam lejuar, por tani e mësova. Tani së fundmi kam lexuar se telefoni ose tableti të ul përqendrimin, dëmton marrëdhëniet sociale, dëmton sytë, privon gjumin, të bën agresiv, të bën të varur prej saj, rrit rrezikun e sëmundjeve kardiake (zemra) në një moshë më të hershme, ul aftësitë konjitive dhe dëmton arritjet akademike.

Si t’ia heqim?

-Pasi ia kemi shpjeguar këto me fjalë të thjeshta, i themi që prej këtij momenti e në vazhdim ti nuk do e marrësh më telefonin ose tabletin. Unë mendoj dhe gjykoj se është e dëmshme për ty kjo gjë ndaj jam i/e përgatitur të të mbrojë ty si fëmijën tim që të kam dhe se të dua shumë.

Ai mund të protestoj, mund të qaj, mund të refuzoj të ushqehet, mund të përplas derën e frigoriferit, mund të godas televizorin, mund të plas kokën në dysheme, këto janë gjëra që ndodhin me fëmijët kur hasin vështirësi në gjetjen e mënyrës së duhur për të arritur rezultatin e dëshiruar, por ti duhet të jesh i vendosur t’ia ndalosh sepse ajo është e dëmshme për të. Ai mund bërtas që të fitojë vëmendje më të madhe apo se nuk di ç’të bëjë më, por ti nuk mund të dorëzohesh sepse kjo është në të mirën e tij. Ti nuk do të lodhesh së shpjeguari me fjalë, asnjëherë me dhunë, fëmijës tënd se deri sa ai të bëhet adult, 18 vjeç, ti ke të drejtë të marrësh vendime për të dhe ky është një vendim i arsyeshëm i marrë prej një njeriu adult që arsyeton dhe vendos për më të mirën e fëmijës së vetë. Nëse ai thotë nuk më intereson fare se çfarë më thua, unë dua të luaj, ti do vazhdosh të mos lëkundesh deri sa ai të bindet që nuk do e marrë më telefonin ose tabletin.

Kujdes!

Asnjëherë nuk duhet të ushtroni dhunë ndaj fëmijës tuaj, as edhe kur ai po bën protesta të jashtëzakonshme! Nëse fëmija po shfaq sjellje autodestruktive, apo po bëhet i dhunshëm ndaj të tjerëve a mjedisit që e rrethon ju duhet ta bllokoni atë nga duart ose edhe këmbët nëse është e nevojshme dhe ti shprehni me fjalë:- po të mbaj bllokuar dhe do të mbaj të bllokuar derisa ti të qetësohesh dhe të mos më godasësh mua ose të tjerët. Telefonin nuk ke për ta marrë. -Më dëgjo, unë jam më i madh se ty, jam më i fuqishëm se ty, jam më i fortë se ty, por unë nuk të dhunoj sepse dhuna nuk është mjet komunikimi.

Me dhunë nuk merremi vesh asnjëherë. Do bënim sikur merreshim vesh, por nuk është e vërtetë. Dhuna është shumë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme për personin që e pëson dhe shoqërinë në tërësi. Ajo nuk është mënyrë komunikimi, por mjet nënshtrimi.

Duke vepruar me shembullin e mësipërm, ndoshta edhe dy a tri herë të tjera me fëmijën tuaj për t’i hequr telefonin apo një ves tjetër të tijin, ju do ishit më të qetë dhe më të lumtur se me një mënyrë inteligjente ju rregulluat sjelljen e fëmijës tuaj, zgjidhët problemin mes jush për telefonin dhe nuk patët nevojë të dhunonit fëmijën tuaj që aq shumë e doni.

Aktori i njohur i dedikon bashkëshortes fjalët më të ëmbla për ditëlindje.

Aktori i njohur Erion Isai ka tërhequr vëmendjen me një postim shumë të veçantë në profilin e tij në “Instagram”.

Bashkëshortja e tij, Ajlin, feston ditëlindjen. Për këtë ditë speciale të gruas, aktori i ka bërë urimin më të ëmbël me fjalë nga zemra.

Erioni e ka e quajtur bekim faktin që Zoti e ka bashkuar me të dhe së bashku kanë një vajzë.

“I pazoti ndihem të flas për ty, sesi me 36 shkronja të shpall sa bukur ndihem kur ne jemi dy, që ti mbretëreshë na bëre 3, kur më të bukurën na dhe. Sa herë pasqyra ndaj vetes më tregon një anë timen të mirë, ajo je ti. Dashuri që bekon! Të duam, je kristali jonë.”- ka shkruar Erioni në foton e bashkëshortes.

18-vjeçari i kërkon falje publikisht efektives Ina Nuku: Nuk ishte qëllimi im…

18-vjeçari Daniel Dobraj, i cili dyshohet se ka qenë autori i plagosjes së efektives Ina Nuku ka folur sot nga ambientet e paraburgimit në Fushë Krujë.

Përmes një bisede telefonike për Fax News Dobraj i ka kërkuar falje publikisht Nukut, ndonëse nuk dihet nëse është ai që hodhi kapsollën që i mori gishtat polices.

18-vjeçari ka rrëfyer se qëllimi i protestës së tyre ishte për të mbrojtur banesën dhe jo për të lënduar policinë, ndërsa ka treguar se katër efektivë e kanë dhunuar gjatë kohës që e dërguan në burg.

Daniel Dobraj ka rrëfyer:

Dua të kërkoj falje publikisht, edhe nëse është kapsolli që kam hedhur unë ai që ka lënduar efektiven. Nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte ajo që kërkonim ne. Kemi dalë për të mbrojtur pronën tonë dhe nuk doja të dëmtohej efektivja. Kur jam shoqëruar për në komisariat jam dhunuar nga katër civilia dhe drejtori. Kur kam shkuar në komisariat po ashtu jam dhunuar dhe nga drejtori. Me grushta, me ofendime dhe shpulla nga më të ndryshmet. Këtu jam mjekuar, po më kanë dëmtuar civila, gjatë momentit të shoqërimit. Ndihem më mirë, tani. Na kanë pritur shumë mirë dhe kemi mbështetje. Familjarët nuk i kanë lejuar që ti takoj për shkak të festave. Unë jam 18-vjeç dhe nuk kam bërë një gabim që jam këtu dhe më kanë ndërprerë shkollën. Jam në shkollë në vit të parë për Inxhinieri Ndërtimi, dhe kam mbaruar gjimnazin me mesataren 9.5.”

“Ja ç’kërkojmë ne shqiptarët”, intervista e Ismail Qemalit në Vjenë (1912).

Gazeta franceze, “Journal des Débats Politiques et Littéraires”, ka botuar të martën e 26 nëntorit 1912, në ballinë, intervistën e Ismail Qemalit, zhvilluar në Vjenë me gazetarin me inicialet M. P.

Udhëheqësi shqiptar ka folur asokohe për gabimet e rënda qeverisëse të xhonturqve, për qëllimet e tmerrshme të Serbisë në vendin tonë dhe mbi të gjitha për pavarësinë e Shqipërisë.

Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Letër nga Vjena

Ismail Qemali dhe çështja shqiptare,

Vjenë, 21 nëntor.

Ismail Qemal Beu, një nga udhëheqësit më të padiskutueshëm të Kombit Shqiptar, u ndal për disa ditë në Vjenë. Ai erdhi nga Budapesti, ku politikanët hungarezë i rezervuan një mikpritje të ngrohtë dhe ku personazhet zyrtare të monarkisë, pa u distancuar nga rezerva diplomatike e imponuar prej rrethanave, nuk i fshehën atij simpatinë dhe interesin e tyre për çështjen që ai mbron. Ai, me gjithë këmbënguljeve të tij, nuk arriti të takonte dukën Bertchold ; gjithsesi atë e vunë në kontakt me disa zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Momenti i vizitës së tij në Budapest rastisi, për më tepër, në kulmin e krizës austro-serbe : çështja e konsujve shqetësonte opinionin publik, tashmë i pakënaqur me qëndrimin e papajtueshëm të Serbisë për çështjen e porteve. Ismail Qemali gjeti në Austro-Hungari një atmosferë të favorshme për projektet e tij : ai dukej disi i shqetësuar dhe nervoz.

“Po largohem sonte, më tha ai, për Trieste. Një anije austriake do të më çojë në Durrës, ku shpresoj të arrij para se të mbërrijë ushtria serbe. Nuk ka më kohë për të humbur. Miqtë e mi dhe unë do të përpiqemi të organizojmë një komitet mbrojtës në vend, një lloj qeverie të përkohshme. Por, duhet më në fund që Evropa të dalë nga indiferenca e saj dhe të manifestojë me anë të akteve interesin që dëshmon se ka për çështjen tonë të pafat. Në Austri, në Gjermani, si edhe në Francë dhe Angli, opinioni publik është në favorin tonë ; e drejta jonë njihet unanimisht dhe ruajtja e pavarësisë sonë duket se është në përputhje jo vetëm me parimet e diplomacisë evropiane, por edhe me interesat e fuqive të mëdha. Çfarë po pret Evropa për të na mbështetur ? Do të jetë e padobishme shpallja e të drejtës së kombit tonë për ekzistencë dhe autonomi kur ne nuk do të ekzistojmë më. Qëllimi i serbëve është i qartë : ata djegin, masakrojnë gjithçka gjatë rrugës së tyre; nuk u mjafton pushtimi i Shqipërisë, ata duan të shfarosin shqiptarët.”

Ismaili i moshuar uli kokën dhe heshti për disa çaste, pastaj rifilloi :

“Ne nuk mundemi, nuk duam të bëhemi sllavë. Nga të gjitha kombet që popullojnë Ballkanin, i yni është më i vjetri. Është e vërtetë se ne nuk jemi shumë të civilizuar : kemi vuajtur kaq shumë ! Por, a është kjo një arsye që një pemë, për shkak të mungesës së kujdesit, të pritet se nuk ka lulëzuar ? Ne ishim të parët, pas vitit 1908, që u ngritëm kundër pretendimeve tiranike të qeverisë xhonturke. Duke kërkuar atëherë reforma dhe një trajtim më të drejtë, duke protestuar kundër kërkesave të papajtueshme me zakonet dhe kushtet tona, ne nuk mbronim ekskluzivisht vetëm të drejtat e racës sonë, por edhe ato të të gjitha kombësive : programet tona asokohe dëshmojnë për këto qëllime. Përpjekjet tona nuk patën sukses : ata u shtypën nga represionet më të padrejta dhe të dhunshme. Popujt e Ballkanit u bashkuan ; ata morën përsipër çështjen që ne tentuam të mbronim. Dhe sot që ata triumfojnë, veprimi i tyre i parë është që të kthehen kundër nesh ! Ata i njohin qëllimet tona, të cilat nuk janë armiqësore ndaj tyre : ne i konsideronim si aleatë. Ata e dinë se ne nuk do të ndjekim asnjë plan zgjerimi dhe propagande; ne kërkojmë vetëm një gjë : që të na lënë të jetojmë në territorin ku gjendemi. Dhe këtë pretendim, ne do ta mbështesim deri në fundin më ekstrem. Ne nuk do të lejojmë as aneksimin, as ndarjen dhe as zhytjen e popullit tonë në rrjedhën e një popullsie të huaj. Çështjet e gjetjes së formulës politike apo ajo për krijimin e një qeverie janë dytësore, dhe, në kohën e tashme, na shqetësojnë pak. Pika thelbësore është që tani e tutje ndjenja kombëtare mbizotëron mbi të gjitha ndjenjat e veçanta, preferencat politike ose rivalitetet konfesionale. Katolikët, ortodoksët, myslimanët, të gjithë shqiptarët janë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat e kombit dhe pavarësinë e Shqipërisë.”

Ismail Qemali pati përdorur gjatë bisedës fjalët “pavarësi” dhe “autonomi”. E pyeta nëse shqiptarët tashmë ishin të qartë për synimet e tyre. Ai bëri një gjest apatik :

“Çfarë vlere ka të luash me fjalët ? – tha ai. Askush nuk e kishte dëshiruar më shumë se unë rigjenerimin e Perandorisë Osmane ; askush nuk ishte më i vendosur se unë për të sakrifikuar shumë, gjithçka që ishte e mundur për të sakrifikuar, që Turqia të bëhej një shtet modern, i qeverisur dhe i administruar mirë, i qëndrueshëm dhe i fortë. Ne jemi rebeluar vetëm kundër abuzimit të pushtetit nga një parti, e cila paragjykonte të drejtat tona dhe kishte për qëllim të na shtypte si komb. Kjo parti, tashmë, ka shkatërruar Turqinë : çfarë do të mbetet në Evropë nga Perandoria Osmane ? Nuk bëhet më fjalë për një Shqipëri autonome që i nënshtrohet sundimit të Turqisë. Lidhjet me një provincë të izoluar dhe të largët nga Perandoria do të ishin artificiale dhe të vështira për t’u mbajtur. Ne nuk kërkojmë autonominë, por pavarësinë : një pavarësi që nuk kërcënon askënd dhe madje u ofron disave garanci.”

Ismail Qemali e dinte se para se të shkoja për ta takuar, kisha takuar Hysen Xhahidin, ish-drejtorin e Taninës, i cili, duke u larguar nga Kostandinopoja, si arsye e kërcënimit të një dënimi, kishte gjetur strehim në Vjenë. Ai më pyeti se çfarë mendonte Xhahidi për ngjarjet dhe si e parashikonte të ardhmen. Unë nuk i fsheha se u befasova nga optimizmi i tij. Ai nuk kishte humbur asgjë nga entuziazmi dhe besimi i tij i mëparshëm. Përvoja që kishte dështuar në Evropë do të ripërtërihej në Azi, ku ajo kishte një shans më të mirë për të pasur sukses. Atje, asnjë besdisje, asnjë pengesë. Armenët nuk mund të përbënin një rrezik : ata kishin aq shumë interesa të përbashkëta me turqit ! Arabëve do t’u jepej një autonomi e gjerë. Progresi do të arrihej pak nga pak. Vendi do të organizohej, do të bëhej i begatë.

“Ëndrra ! – tha Ismaili. Asnjë realitet, kaq brutal dhe i tmerrshëm sa është, nuk do të zgjojë këta njerëz ! Ata kanë shkatërruar, nga gabimet dhe arroganca e tyre, situatën më të bukur e më të pashpresë në botë. Çfarë simpatie dhe besimi gëzonte Turqia në Evropë pas revolucionit ! Fakti ishte i papritur, dukej se u shfaq një fuqi jetike dhe energjitike me burime të pazbuluara. Evropa në tërësi i besoi Turqisë së re dhe i ofroi ndihmën e saj. Ata nuk kuptuan dhe shfrytëzuan asgjë. Sa herë kam provuar t’u hap sytë, u lutesha atyre që të mos shpërdornin avantazhet e një situate unike, të cilën vendi nuk do ta gjejë më kurrë ; Nuk do të përfitonin vetëm ata, por e gjithë Perandoria. Për disa muaj, ata u tjetërsuan nga të gjithë : fuqitë e mëdha, që u trajtuan me një mëndjelehtësi të pabesueshme, na kthyen shpinën ; në brendësi të Perandorisë, kombësitë e kërcënuara prej një politike të verbër dhe brutale, menduan të shkundnin zgjedhën që u bënte ekzistencën e tyre të pamundur. Rezultati i gjithë kësaj është historia e këtyre ditëve të fundit : pa dyshim, që ende nuk u duket mjaft e qartë.”

Ismail Qemali, ndërsa isha gati t’i them lamtumirë, këmbënguli përsëri me shpresën se do të shihte Fuqitë e Mëdha të Evropës, të mbështesnin, në mënyrë efektive, kërkesat e Shqipërisë. Ai dukej shumë i kënaqur me aranzhimet që pati në Austro-Hungari, shumë më pak me ato që shtypi italian shkruante prej disa ditësh. “Shtypi, i thashë, nuk e përkthen gjithmonë mendimin e qeverisë.” Ismaili tundi kokën dhe nuk u përgjigj. – M. P.

Bushati uron festat mes shqiptarëve në Plavë e Guci në Malin e Zi.

Me rastin e festave të nëntorit Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë në Komunat Plavë e Guci në Malin e Zi.

Gjatë takimit me Kryetarin e Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktarevic, Ministri Bushati u ndal tek situata shqiptarëve në këtë Komunë dhe tek përfaqësimi i tyre në institucionet drejtuese dhe arsimore të vendit. Ndër çështjet e tjera u diskutua edhe mbi bashkëpunimin ndërkufitar, bashkëpunim ky i një rëndësie primare për zhvillimin e komuniteteve në të dy anët e kufirit. Në funksion të rritjes së këtij bashkëpunimi shumë të rëndësishëm Ministri Bushati shoqërohej në këtë vizitë edhe nga Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj. Me dy Kryetarët e Bashkive u vendosën piketat e bashkëpunimit ndërkufitar përmes fondeve të BE-së në infrastrukturë, turizëm dhe mjedis.

Gjatë qëndrimit në Plavë dhe Guci, Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu edhe një takim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, me të cilët u evidentuan disa nga problemet me të cilat përballen shqiptarët në Mal të Zi, duke nisur që nga ligji zgjedhor, problemet me arsimimin, punësimin e tyre, deri tek problemet ekonomike, pronat dhe infrastruktura.

Kreu i diplomacisë shqiptare i siguroi ata për mbështetjen e Tiranës zyrtare si nxitëse dhe garantuese kryesore e të drejtave të tyre në Malin e Zi. Shqipëria mbetet e angazhuar të nxisë në nivel ndërshtetëror marrëdhëniet dhe lidhjet ekonomike, infrastrukturore me Malin e Zi, me përfitim të drejtpërdrejtë për rajonet e banuara nga shqiptarët.

Për Plavën dhe Gucinë, por edhe për te gjithë komunitetin shqiptar në Mal të Zi, nevojitet një koordinim më i mirë Shqipëri-Kosovë në këtë zonë për shkak të marrëdhënieve të shumëllojshme në të dy anët e kufirit.

Me rastin e inaugurimit të zyrës së re të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ministri Bushati dhuroi në një pikturë të Heroit Kombëtar Skënderbeut.