Zbuloi tradhëtinë e partnerit ditën e dasmës, e pabesueshme si u hakmor nusja

593

Casey Rogerfild ka përjetuar ankthin më të madh para dasmës së saj, pasi mësoi se partneri e tradhtonte.Australiania mori një mesazh anonim në prag të ditës së dasmës që e shtyu atë të përballej me partnerin në altar.Teksa po kalonte disa momente me shoqërueset e saj një natë para dasmës, nusja mori një seri fotosh me screenshoots dhe selfie nga një numër i panjohur me një tekst: “Unë nuk do të martohesha me të”.

“Këto foto tregonin bisedat mes burrit tim dhe një gruaje tjetër. Ajo ishte e kundërta ime. Unë jam bjonde, ajo grua e panjohur kishte flokë dhe lëkurë të errët”, shkroi ajo.

“Teksti varionte nga disa muaj para deri vetëm disa ditë më parë, dhe truri im thjesht nuk e përballonte dot”.Natyrisht, Casey donte që Alex të ndjente të njëjtën dhimbje. Kështu që ajo priti derisa arriti në altar për të ekspozuar tradhtinë e të fejuarit të saj para familjeve dhe miqve të tyre.

“Lexova çdo mesazh të vetëm që ajo më kishte dërguar. Secilën fjalë, ngrita sytë e mi që qanin dhe pashë të tijat dhe ai nuk kishte asgjë për të më thënë. U largua dhe pas e ndoqi shoqëruesi. Familja e tij shikonte e tmerruar”, vazhdoi ajo.

Në vend që të ndiqte Alexin nga pas. Casey vendosi të shijonte atë që kishte mbetur nga dasma.

“U thashë të ftuarve që sot nuk do të ketë një festë martese. Por në vend të kësaj, do të ketë një festë ndershmërie. Për gjetjen e dashurisë së vërtetë dhe ndjekjen e zemrës edhe kur ajo dhemb”.