Ikin reshjet e shiut dhe vijnë të dëborës, moti surprizon për 28 nëntor

429

Ashtu siç ishte parashikuar, festat e nëntorit do të vijnë të ftohta.IGJEUM njoftoi se duke filluar nga mbrëmja e sotme dhe nesër, e mërkurë, priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve.

Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Vlorë priten reshje mesatare e në zona të kufizuara reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Por, priten reshje në formë dëbore në veri dhe në veri-lindje mbi 800 m.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C

në vendet e ulëta: 9 / 14 °C

në vendet malore: 4 / 8 °C

Sot pasdite (e martë, dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.28) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në veri të vendit.