Google Search ka një lojë të fshehur, ja si ta gjeni

577

Google njihet për shtimin e lojërave, feature-ve të fshehura dhe vizatimeve shumëngjyreshe në motorrin e kërkimit, por loja e fundit që ka nxjerrë gjiganti i Silicon Valley ka mundësi të jetë më argëtuesja dhe e fshehura deri tani.

Ke pak kohë për të humbur? Një punë që do ta shtysh dhe pak? Ja si të futesh në lojën e aventurës të Google.

Për të gjetur lojën, ndiqni këto hapa të thjeshtë:

Filloni duke kërkuar “text adventure” në Google Search
Hapeni konsolin e zhvillimit duke shtypur Command+Option+J në Mac dhe Ctrl+Shift+J në Windows.
Djathtas në ekran do shfaqet një dritare që të pyet “Would you like to play a game?” Shtypni ‘yes’ dhe loja do fillojë!

Nga këtu, do luani si shkronja G në logon e Google, e cila është në kërkim të shkronjave të saj tjera kolege. Mos prisni të kaloni shumë kohë në këtë lojë, por për një shaka të vogël e cila ka qëndruar e fshehur për kush-e-di-sa gjatë, është mjaft argëtuese!