Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj tregoi se pse po e imiton gjithnjë e më rrallë Sali Berishën.
“Imitimi kryesisht i personazheve jo vetëm politike, ndihmon jashtëzakonisht edhe fuqia e grimit. Edhe Flori që imiton Ramën, Rezi Berishën apo personazhe të tjerë marrin formë nëpërmjet dorës së artë të grimieres. Të vetmin që ka është Mond Lako. Unë luaj Berishën herë pas here. E kam rralluar shumë, sepse mendoj se edhe tonifikimi në jetën politike i Berishës ka qëndruar në ‘rolin’ e qytetarit digjital. Ka një rol dhe në momentin që nuk del si konfigurim, e humbet përsosmërinë e lojës” tha Llakaj.