Deputeti demokrat Luçiano Boçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë një denoncim. Ai ka publikuar foto të një shkolle në Qukës të Librazhdit e cila rrezikon të shembet.
Sipas Boçit 420 nxënës rrezikojnë qiellin e hapur dhe dështimin e procesit mësimor.
“Çarjet dhe krisjet e godinës janë evidente dhe mësimi këtu as nuk duhet të kishte nisur, pasi rreziku i saj ka qenë i konstatuar.
Por askush nuk u kujtua të ndërhynte për ta riparuar. Prindërit e mësuesit sot hezitojnë të fusin fëmijët në klasa”, shkruan Boçi.
Postimi i plotë:
SHKOLLA E RREZIKUAR
Shkolla e mesme e bashkuar në Qukës, Librazhd rrezikon seriozisht jetën e nxënësve.
Çarjet dhe krisjet e godinës janë evidente dhe mësimi këtu as nuk duhet të kishte nisur, pasi rreziku i saj ka qenë i konstatuar.
Por askush nuk u kujtua të ndërhynte për ta riparuar.
Prindërit e mësuesit sot hezitojnë të fusin fëmijët në klasa.
Para një viti doli nga funksioni dhe godina ngjitur e po kësaj shkolle.
Tani 420 nxënës rrezikojnë qiellin e hapur dhe dështimin e procesit mësimor.
Ministria rri e vëzhgon, duke ja lënë topin në derë vetëm pushtetit lokal.