Kamioni del nga rruga plagoset drejtuesi

335

Një 50 vjeçar është plagosur mëngjesin e kësaj të diele si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”, ku automjeti tip Kamion me drejtues shtetasin A.Rr ka dalë nga rruga.

Fatmirësisht i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.