Zjarri shkrumbon banesën, shpëton për mrekulli kryefamiljari.

356

Një çift bashkëshortesh në Lezhë kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesa ku jetonin është shkrumbuar nga flaket e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë ish fabrikës së letrës, ndërsa banesa e djegur është në pronësi Dod Marvukes.

Në momentin e zjarrit i cili ra gjatë natës kryefamiljari ka qenë i vetëm në shtëpi dhe ka shpëtuar për mrekulli nga flaket të cilët janë përhapur me shpejtësi.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve banesa 1 katëshe është shkrumbuar plotësisht dhe dëme e shkaktuara janë të konsiderueshme.

Ka qenë shtëpi e kompletuar me cdo gjë. Është shkrumbuar. Ishte brenda tu bo dush. skam vrejtje për zjarrfikësit por për shtetin. Nuk ka ardhur asnjë as nga bashkia askush, ka thënë kryefamiljari, Dod Marvukaj.

Nga hetimet praprake rezulton se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike. Ndërkohë çifti i bashkëshorteve apelon për ndihmë për rindërtimin e banesës e cila është djegur plotësisht