E çuditshme!? 5 gjërat që më ndodhën kur hoqa dorë nga kafeja dhe alkooli

619

Kur lexova së pari disa këshilla se si mund të hiqja dorë nga alkooli, mendova menjëherë për shoqen time të ngushtë, që do të qeshte aq shumë. E ndërsa unë do t’i lexoja, ajo do të hapte shishen e verës. Mirëpo, erdhi momenti që vendosa ta provoj. Ndodhi tre muaj më parë dhe prej atëherë, e përditshmja ime nuk është më njësoj.

Si ka ndryshuar dhe si është përmirësuar, po e përmbledh në pak radhë:

1.Nuk jam ndjerë asnjëherë kaq e relaksuar dhe vigjilente, së pari sepse arrij të fle të paktën 6 orë, gjatë natës. Dhe të mendosh që kam pirë alkool, pikërisht sepse mendoja se më vinte në gjumë dhe me qetësonte!

2.Energjia e përditshme dhe në përgjithësi shëndeti im, janë përmirësuar!

3.Nuk e kam konsideruar veten si njeri me ankth, por kjo mënyrë e re jetese më bën të kuptoj se kafeja ka qenë shkaktarja e ankthit tim.

4.Jam më tepër krijuese. Nëse ju duket se alkooli ju nxit e ju bën të keni ide të reja, gaboheni! Vetëm sa po i prishni punë vetes.

5.Përveç të tjerash, dëgjimi më është përmirësuar. Në këtë pikë, e pyeta veten, alkooli dhe kafeja ndikojnë deri këtu?!