Fshati turistik pa ujë të pijshëm, turistët braktisin fshatin

388

Fshati i njohur turistik i Dardhës këtë fundjavë nuk mund të presë pushues si zakonisht në këtë sezon pranvere. Një dëmtim i linjës së ujësjellësit afro 2 kilometra larg fshatit, ka bërë që prej tre ditësh Dardha të vuajë mungesën e ujit të pijshëm.

 

Shkak janë bere punimet e një firme private për sinjalistikën rrugore, gjatë të cilave është dëmtuar rëndë linja e amortizuar e ujësjellësit.

 

Kryeplaku i fshatit Iir Tollko sqaron për zgjidhjen e këtij problemi po ndërhyjnë edhe banorët e fshatit.

 

Pronarët e bizneseve në Dardhë shprehen se turistët po kthejnë mbrapa të gjitha rezervimet që kishin bërë.

 

Sipas përfaqësuesve te bizneseve nuk do te ketë turiste për aq kohe sa nuk zgjidhet problemi i ujit te pijshëm.