Holanda mund pas 16 vitesh Gjermaninë

545

Holanda ka shkatërruar sonte 3-0 Gjermaninë në kuadër të Ligës së Kombeve duke i zhytyr më thellë akoma në një krizë të madhe.

Kjo ishte fitorja e parë e “Tulipanëve” ndaj këtij rivali pas 16 vitesh.

Ishte mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ai që shënoi golin e parë në minutën e 30.

Në pjesën e dytë Holanda shënoi edhe dy herë me Depay dhe Wijnaldum duke treguar qartë se e meritonte triumfin.

Në Grupin 1 tani Holanda është në vendin e dytë me tre pikë. Gjermania në vendin e tretë ka një pikë.