Nami në SHBA, Joe Biden me ‘urgjencë’ drejt New Yorkut, çfarë po ndodh?

436

Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka lajmëruar se presidenti i SHBA-ve është nisur drejt vendngjarjes në New York.

Në një postim në Twitter ajo njofton se shefi i Shtëpisë së Bardhë do të udhëtojë më vonë në vendngjarje.

Mediat amerikane raportuan se një sulm ka ndodhur në metronë e Brooklyn-it në New York. Shumë njerëz kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet edhe për viktima.

Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njerëzit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym.