Dosja “Tahiri”, hetimet drejt mbylljes

580

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që së fundmi të vendosë në lidhje me hetimin për dosjen “Tahiri”.

Grupi i prokurorëvë që kanë në hetim dosjen do të mblidhet këtë të hënë për të vendosur në lidhje me fatin e kasaj dosje nesë do të dërgohet për gjykim apo do të zgjaten edhe me tre muaj të tjerë afatet. Pas zgjatjes së fundit afatet përfundojnë në 17 tetor.

Ndërkohë hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia Italia dhe Mal të Zi por pritet që të vije edhe përgjigja e një një letër-porosie që është dërguar së fundi në Itali.

Gjithashtu ndaj ish-ministrit prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale. Por deri tani, pas gati një vit hetim, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

Ndërsa për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj, prokuroria ka vendosur skuestron e disa pasurive, si tre dyqane, apartamente dhe nje pike karburanti të dyshuara se të krijuara nga veprimtaria kriminale.