Fajdexhiu Dinak që Donte ta Blinte me Parà Vajzën e Bukur të Fermerit

653

Shumë vite më parë në një fshat të vogël, një fermer pati fatkeqësinë e marrjes hua të një shume të madhe parash një fajdexhiu të njohur në fshat, por po kalonte vështirësi të mëdha për ta shlyer.

Fajdexhiu, nga ana tjetër, i cili ishte i vjetër dhe i shëmtuar, fantazonte për vajzën e bukur të fermerit, kështu që ai i propozoi një ujdi. Ai tha se do të heqë dorë nga borxhi i fermerit nëse ai do të mund të martohej me vajzën e tij.

Si fermeri ashtu edhe vajza e tij u tronditën nga propozimi i tij. Fajdexhiu dinak sugjeroi që ata të linin fatin dhe vajzën të vendoste për ta.

Ai u tha atyre se ai do të vendoste një guralec të zi dhe një guralec të bardhë në dy trasta bosh. Pastaj vajza do të duhej të zgjidhte një guralec nga trasta.

– Nëse ajo do të zgjidhte guralecin e zi, ajo do të bëhej gruaja e tij dhe borxhi i babait të saj do të falej.

– Nëse ajo do të zgjidhte guralecin e bardhë ajo nuk do të kishte nevojë të martohej me të por do të përfitonte sërish pasi borxhi i babait të saj do të falej.

Ama, nëse ajo nuk pranonte të zgjidhte një guralec, babai i saj do të futej në burg për mosshlyerje detyrimi.

Ata ishin duke qëndruar në një rrugë të mbuluar me guralecë në fushën e fermerit. Ndërsa bisedonin, fajdexhiu u ul të zgjidhte dy guralecë. Teksa i mori ato, vajza e bukur me syrin e saj të mprehtë dalloi se ai kishte zgjedhur dy guralecë të zinj dhe po i fuste në trastë.

Ai i kërkoi vajzës të zgjidhte një guralec nga çanta.

Tani, imagjinoni se jeni ju në vendin e saj në atë fushë. Çfarë do të kishit bërë nëse do të ishit vajza?

Vajza e futi dorën në trastë dhe nxori një guralec. Pa e shikuar atë, ajo e hodhi dhe e la të binte mbi shtegun e shpërndarë në guralecë, ku menjëherë humbi mes gjithë guralecëve të tjerë.

“Oh, sa e ngathët që jam!” – tha ajo. “Por mos u shqetësoni zotëri, nëse shikoni në trastën tjetër për guralecin që ka mbetur, do të jeni në gjendje të kuptoni se cilin guralec kam zgjedhur por që më humbi”.

Fajdexhiu u nxi nga inati por nuk guxonte të pranonte pandershmërinë e tij. Vajza zgjuar e ndryshoi atë që dukej një situatë e pamundur në një mënyrë jashtëzakonisht të favorshme.

Shumica e problemeve e kanë një zgjidhje, nganjëherë rrethanat na imponojmë të mendojmë se duhet të zgjedhim A ose B, duke na bërë të harrojmë ekzistencën e C-së.