10 mijë euro për “bonusin e bebeve”; ky është vendi që paguan shifra të mëdha në ndihmë të prindërve

46

Këtë periudhë pandemia shumë gjëra janë vështirësuar në jetën e përditshme por më e rëndësishmja nga të gjitha është dhe ndihma ndaj personave që sapo janë bërë prindër. Shumë persona kanë humbur punën për shkak të mbylljeve të bizneseve dhe është e pamundur të kujdesesh për një foshnje pa të ardhura.

Zëvendëskryeministri Heng Swee Keat i Singaporit, paraqiti ditën e hënë në parlament disa strategji të reja që do të ndihmojnë popullin në këtë kohë të vèshtirë.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte Bonusi për bebet. Ai njoftoi se kjo mbështetje do të ketë si synim Bonusin e bebeve, e cila u siguron prindërve të ligjshëm deri në 10,000 dollarë përfitime shkruan The Independent

Keat, ministri i financave të vendit tha se ai ka përcaktuar qasjen për të mbështetur familjet në trajtimin e pandemisë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe për të pasur më shumë foshnje. Që nga shpèrthimi i koronavirusit në fillim të këtij viti, ka pasur 57,819 raste të konfirmuara në Singapor dhe 27 humbje jete.