Shkoni shpesh gjatë natën në tualet? Ja shkaktarët

522

Ndodh shpesh që gjatë natës të shkoni shpesh në tualet ky është një ves që kthehet në një shqetësim jo vetëm për gjumin por duhet të kujdesemi që të mos kemi dhe probleme me shëndetin.
Kur jeni në gjumë, trupi prodhon më pak urinë. Kjo nënkupton që shumica e njerëzve nuk kanë nevojë fare që të shkojnë në tualet gjatë natës, për një periudhë mesatare prej 6-8 orësh gjumë.

Të ngrihesh më shumë se 2-3 herë gjatë natës për të shkuar në tualet është një tregues se ne mund të kemi probleme me shëndetin. Më poshtë do të lexoni disa nga shkaqet që e shkaktojnë këtë gjëndje.

Shumë lëngje
Nëse konsumoni shumë lëngje para se të shkoni në shtrat, atëherë duhet të shkoni në tualet. Këshillohet që të mos pini shumë lëngje para se të shkoni në gjumë.

Infeksionet e mundshme
Infeksionet e traktit urinar shkaktojnë urinimin e tepër si gjatë ditës po ashtu edhe gjatë natës. Konsultoni me mjekun nëse mendoni që vuani nga kjo gjendje.

Mosha e vjetër
Njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasa që të shkojnë në tualet gjatë natës. Trupi prodhon më shumë hormone, duke e përqendruar urinën dhe duke e vështirësuar që ta mbani atë deri në mëngjes.

Ilaçet
Disa ilaçe ju shkaktojnë nevojën që të urinoni gjatë natës. Nëse vëreni këtë problem, duhet të informoni menjëherë doktorin.

Probleme me gjumin
Nganjëherë njerëzit zgjohen jo sepse kanë nevojë që të shkojnë në tualet, mirëpo sepse kanë probleme me insominë. Këtu përfshihen sëmundjet kronike apo depresioni.