Florjan Binaj: Nuk më vjen turp ta them edhe sot e kësaj dite…

237

Aktori i humorit Florjan Binaj ishte i ftuar në studion e Historia e Fundjavës ku gjatë intervistës me Mirela Milorin tregoi se kishte nisur të punonte që në moshë të vogël. Aktori u shpreh se nuk i harron vështirësitë që ka kaluar dhe kjo e bën që të ndihmojë edhe të tjerët.

Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam punuar lloj lloj punësh e kam thënë edhe herë të tjera. Kam punuar edhe fatorino nëpër furgonat e Unazës kur nuk kishte autobusë nuk më vjen turp ta them edhe sot e kësaj dite.

Por këto punë më kanë bërë gjithmonë të mos e harroj fundin edhe të mos e harroj gjithmonë sipërfaqen. Ta di gjithmonë ku jam dhe ku mund të jem për të ndihmuar njerëzit.