Këngëtarja shqiptare 10 muaj pa make-up dhe sot duket kështu. (Foto)

823

Make up-i është sigurisht i domosdoshëm për t’u dukur sa më mire dhe perfekte në televizion, por ai nuk është aspak i shëndetshëm për lëkurën dhe ky është fakt universal.

Dhe duket se Vesa Luma ka vendosur të zgjedhë një formë jetese mjaft të shëndetshme qëkur ajo është zhvendosur për të jetuar në Zelandën e Re.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka treguar se prej 10 muajsh ajo nuk ka vënë makjazh në fytyrë dhe duket se rezultati është i mahnitshëm.

“10 muaj pa makijazh dhe fytyra po ndihet sërish e freskët pas kaq vitesh”, ka shkruar ajo.