Vrasja në Laç/ Flet i arrestuari: E vramë ne para se të na vriste ai

Një nga autorët e arrestuar për vrasjen dhe groposjen e Elion Klevis Hysës, ka pohuar se viktima u kishte borxh autorëve.

Ndërkohë Ramaj ka bashkëpunuar me policinë, duke pranuar dhe treguar se si ka ndodhur vrasja e lacianit Hysa.

“Hysa erdhi të na takonte dhe na kërkoi me ngulm borxhin. I kemi thënë që nuk kemi për momentin, por do t’i bëjmë dhe do t’i japim, nuk t’i mbajmë paratë ty. Hysa erdhi dhe na bëri presion, na tha se do iu vras po nuk më dhatë paratë. Në këto kushte e vramë ne para se të na vriste ai.”

Gjithashtu një nga autorët e arrestuar ka deklaruar gjithashtu se vrasjen e ka kryer në bashkëpunim me shtetasin A.T., i cili është në kërkim.

Shkodër / Gjenden të vrarë burrë e grua brenda në makinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e së dieles. Burrë dhe grua janë gjetur të vrarë me armë zjarri brenda në makinë pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

Flitet se viktima ëahtë ish polic.

Thethi, ëmbëlakja e asaj bukurie të ashpër që na deh dhe na magjeps…

Këto ngasje të kësaj bukurie të ashpër dhe dehëse të natyrës i përkasin asaj çfarë të rrok ndërsa i nepesh një prej atraksioneve më të epshme, Thethit, atij destinacioni të cilit edhe pse i kanë zvetnuar shpirtin, sërish mbetet miklues, rrëmbyes, i ëndshëm.

Notimi nëpër re i shpatit, kah syri hidhet në krahët e shastisjes dhe hutimit, është ajo qasje që i bashkëngjitet asaj ndjenje, asaj yshtje idlike, që të godet duke të të përfshirë në atë joshje që e bën çastin një prekje në kurmin e epshët të natyrës, kësaj të mundshme të egër që ashtu siç të ngas në një përjetim, të trand dhe të platit.

Çfarë të shpërfaqet para syve, rreket të të ngjasojë me një udhëtimi në ëndërr, me një kalamendje në ato ndjesi dhe përjetime, të cilat i nënshtrohen këtij kumtimi .

Rendim me ëndjen e shastisjes dhe asaj heshtje që të kolovit në mistikën e këtyre grishjeve shkëmbore dhe kësaj joshjeje dehëse, të asaj ëndje që të magjeps dhe sakaq hyjmë në zemër të jehonës, në thelbin e asaj me çfarë vetë krijuesi ka bujarinë të na shpërblejë.

Gjithçka në këtë panoramë të thekshme të këtyre maleve ngulmon të tregojë në epjen e vet shitane përnga qielli, thellësi që të përpin, kaltërsi që thyen çdo penel dhe sfidon çdo përfytyrim.

Ato shkëmbinj që i shkrep dielli, ato re që i zbardh ëndja, janë çfarë ne kemi nevojë, çfarë na bën të ndjeshëm, aq të brishtë sa dhe delikat përballë kësaj kapardijes therëse malesh.

Majëmalesh të formëzum përmes një procesi të kahershëm e të pandalshëm eroziv, nguten me shpërfaq atë që me kujdesin e paepur ka mundu me sendërtu koha, në përleshjen e vet epike me shiun, borën, akullin dhe erën.

Na rendim për me mbërri, me beh në kraharorin e këtij manifestimi, e çajmë përmes reve dhe dehjes që të mundim me kap me sy e me fiksu me admirim kandje të shumllojshme që kjo panoramë e ashpër difton, si një vashë që e lëshon veten dorzan dëshirimit me u shkreh në krahët e një pasioni duhitës.

nga Albert Vataj

“Greqia vjen deri në Karaburun!” Mediat greke zbulojnë detaje për paktin detar

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka deklaruar ditën e sotme se negociatat me Shqipërinë për kufirin detar janë drejt fundit, edhe pse askush nga qeveria shqiptare nuk ka detaje mbi negociatat e arritura.

Megjithatë mediat greke kanë publikuar disa të detaje të paktit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë ,duke raportuar se kufijtë e Athinës do të zgjerohen ndjeshëm.

“Zougla.gr” raporton se Greqia ka marrë 12 milje det duke filluar nga ishulli më verior i ishujve të lidhur me Korfuzin.

Në një shkrim të publikuar pasditen e sotme, media greke shkruan se:

Burime diplomatike bëjnë me dije se përmes kësaj marrëveshjeje, Greqia siguron kontroll të plotë të 12 miljeve det në drejtim të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, Shqipëria humb thuajse të gjithë kontrollit në detin Jon, ndërsa ujërat territoriale greke vijnë deri përballë gadishullit të Karaburunit. “

Nëse raportet e gazetës greke janë të vërteta, Shqipëria do të humbiste njëherë e mirë pjesën dërrmuese të detit Jon duke mundësuar kontroll vetëm pak milje larg bregut të Sarandës, Dhërmiut dhe Palasës apo vetë gadishullit të Karaburunit.

Eksluzive / Velipojë Policia e shtetit dhe FNSH aksion gjatë gjithë natës (foto)

Gjatë gjithë natës policia bashkiake e Shkodrës dhe FNSH ka zbarkuar në plazhin e Velipojës për zbulimin e aktiviteteve të paligjshme të bizneseve të kësaj zone gjatë sezonit të verës.

Policia ka sekuestruar të gjitha shazllonet e paligjshme por ka hasur qëndresën e bizneseve të zonës të cilët nuk kanë pranuar të dorëzojnë objektet, policia është konfrontuar edhe me ish-kryetarin e komunës së Velipojës Nikoll Marku i cili ka kundërshtuar me forcë policinë e shtetit.

Antari i Gjykatës së lartë i dënuar për vjedhje në Itali, përlotet Admir Thanza e bëri kunata ime por unë sakrifikova

Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza po kalon në sitën e Vettingut duke u hetuar për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Mirëpo ky gjykatës nga hetimet e bërë të KPK-së rezulton se ka një dosje plot me parregullsi. Ai ka fshehur në formularin e dekriminalizimit se ka qenë i dënuar me 40 ditë burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Piza të Italisë.

Por vetë gjykatësi e ka mohuar këtë akuzë ndërsa ka thënë se krimin nuk e ka bërë ai por nëna e nipit të tij.

Thanza është dënuar në vitin 1999 për vjedhje në bashkëpunim, mirëpo sipas tij ai thjesht ka sakrifikuar dhe ka marrë përsipër një krim që nuk e ka bërë.

Flet kryeprifti shqiptar i Ulqinit për kishën që Kisha serbe do ta marrë nën kontroll

Të dielën një numër i komunitetit shqiptar nga Ana e Malit dhe zyrtarë vendor të Komunës së Ulqinit, protestuan ndaj pranisë së përfaqësueseve të Kishës Ortodokse Serbe në qytetin e vjetër të Shasit, i njohur për objekte që nga koha ilire, për të mos lejuar mbajtjen e liturgjisë nga Kisha Ortodokse Serbe, pasi sipas zyrtarëve vendorë, ishte e paligjshme, dhe nuk ishin të pajisur me lejen e duhur për veprimtari të tilla.

Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, disa herë, ka zhvilluar ceremoni fetare para monumenteve kulturore që i përkasin komunitetin shqiptar në Malin e Zi, me qëllimin që t’i përvetësojë ato.

Lidhur me këtë ka folur edhe Simon Filipaj, famullitar i Ulqinit.

Më poshtë reagimi i plotë i kryepriftit të Ulqinit, Simon Filipaj:

Në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur kohëve të fundit në Shas.

Përballë kësaj situate, si do të duhej që ne si të krishterë katolikë, të reagonim? Dy imazhe mendore ilustruese më kanë ndihmuar që ta përfytyroj gjendjen tonë: të qenit midis dy zjarreve dhe midis kudhrës dhe çekanit!

Po të ndaleshim dhe të analizonim me vëmednje dhe kujdes islamin dhe ortodoksët, do të vinim re shumë ngjashmëri dhe gati-gati do t’i fusnim në të njëjtin “thes” të Lindjes dhe gjithë mekanizmave dhe logjikës që udhëheqë veprimet e tyre.

Dikur, kur kalifati pushtonte territore te reja vetëm fakti i futjes brenda të sulltanit në një objekt kulti, ai objekt automatikisht kthehej në xhami, kjo gjë na bën të mendojmë sot kur e shohim se sa e rëndësishme është për një ortodoks të hyjë brenda një kishe gërmadhë dhe të kryej liturgjinë. Populli thotë se livadhi është i deleve që e kullosin?! Më duket një logjikë shumë e varfër dhe denigruese, por ja që kështu funksionon. Po ja që kemi të bëjmë me kësi situatash në shekullin XXI.

Ai lokalitet arkeologjik, e kam fjalën për qytetin mesjetar të Shasit, në fakt ajo çfarë ka mbetur prej tij, për vendet e civilizuara do të përbënte një pasuri dhe do t’i nënshtrohej konzervimit dhe mbrojtjes prej vepruesve të jashtëm dëmtues. Dihet fort mirë se prej gurëve të atyre kishave dhe ndërtesave tjera janë ndërtuar mure, shtëpia prej banorëve të vendit të cilët e kanë mohuar fenë e të parëve duke përqafuar fenë e pushtuesit Otoman.

Por, kjo ka të bëjë me historinë dhe historiografinë. Pse është dashur që të ndodhë i gjith ky gazep që të zgjohen nga gjumi përgjegjësit se ai ambient duhet konzervuar dhe se është një pasuri për ne. Kur një popull nuk kujdeset për trashëgimin e vet kulturore, kur mendon e beson se zanafilla e tij është 1500 pas Krishtit, ai është popull injorantësh dhe kështu çon ujë në mullirin e kundërshtarit. Gjithë e dimë fort mirë se në krejt Anen e Malit, pothuajse për çdo fshat ekzistojnë themele ose rrënoja, madje edhe toponime të krishtera katolike, sepse çdo fshat e ka pasë kishën e vet. E dimë se edhe banorët e zonës nuk janë islamizuar qysh prej 1500 por më vonë, mos gabohesha guri i varrit më i vjetër me mbishkrim arab apo turk daton 1700 e mbrapa.

Ristoja dje me shumë dinakëri i thoshte ati ‘skenderbeut’ se çka ke ti musliman me kisha?! Duke nënkuptuar se ty nuk të takon, shko merru me xhamitë e tua?! Edhe ai i thotë jo po unë jam shqiptar musliman. E di se jemi naiva si popull dhe nuk i shohim gjërat me arsye, por veprojmë me emocion. Gjithsesi derisa ka jetë ka edhe shpresë, diçka mund të bëhet në të ardhmen.

Shasi ka një problem se nuk ka popullatë të krishterë katolike që t’u dalë zot atyre kishave. Gjithkund ku ka kaluar islami pushtues objektet e kultit jo islame janë shkatërruar, janë lënë pa kujdes ose ata pak të krishterë që kanë mbetur kujdesen për ta.

Bashkëpunimi është i mundur, po qe se jemi të sinqertë njëri me tjetrin.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10156416794419536&id=177134534535&locale2=sq_AL&__tn__=%2As%2As-R

Heroi i Kroacisë mund të përjashtohet nga Botërori, provokoi Rusinë dhe Putinin pas fitores

Domogoj Vida nuk është saktësisht një tip i qetë, duke parë aventurat e tij mes birrave, qenve për stërvitje dhe gjakderdhjeve pas një përplasjeje në fushën e lojës.

Por gjatë festimeve për kualifikimin në gjysmëfinalen e Botërorit, njeriu i ndeshjes së luajtur kundër vendasve ka menduar të krijojë një incident diplomatik me Putin. Një frazë e tepërt që mund t’i kushtojë gjysmëfinalen me Anglinë.

Çfarë ka ndodhur? E ka zbuluar “The Sun”, që ka bërë të ditur se Vida dhe Ognjen Vukojevic, pjesëtar i stafit të Dalic, kanë bërë një festim shumë politik. Në videon e postuar në YouTube, që tani po bën xhiron e rrjeteve sociale, qendërmbrojtësi i Besiktas ka thirrur “Lavdi Ukrainës”.

Një ide aspak e mirë, duke parë se ndodhet në Rusi.

Akoma më keq nëse fraza në fjalë është slogani i forcave nacionaliste që janë kundër Putin në një konfliktin që zgjat prej disa vitesh mes dy kombeve. Po pse është thënë kjo frazë? Vida dhe Vukojevic kanë luajtur të dy në Ukrainë, te Dinamo e Kievit. Mbrojtësi ka shpjeguar se bëhej fjalë vetëm për një tallje, që i dedikohej miqve në Kiev. Por, FIFA mund të mos jetë e bindur nga ky shpjegim dhe mund të vendosë ta ndëshkojë kroatin.

Në fakt, sipas “The Sun”, federata ndërkombëtare e futbollit ka nisur hetimet në lidhje me këtë çështje, ashtu siç ka bërë me Sahqirin dhe Xhakën për gjestin e shqiponjës, të cilët ia kanë hedhur me një gjobë.

Problemi këtu është se Vida ka prekur direkt interesat e vendasve. Televizionet ruse kanë reaguar ndaj videos dhe kroati mund të mos ia hedhë si dy yjet e Zvicrës, duke rrezikuar të humbasë gjysmëfinalen e arritur edhe falë golit dhe penalltisë shumë të rëndësishme të realizuar nga vetë ai.

Përplasje me armë në Dhërmi; dyshohet për të vrarë dhe të plagosur

Dita e sotme është gdhirë e përgjakur në Dhërmi, ku në një prej lokaleve të natës ka plasur arma.

Të pranishmit në vendngjarje bëjnë me dije për JOQ.al se rreth orës 1:30, kur një numër i madh njerëzish po kërcenin në tingujt e muzikës, janë dëgjuar sisa të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur tek “Havana”, ndërsa bazuar në raportimet paraprake të të pranishmëve, 1 person dyshohet të ketë ndërruar jetë e katër të tjerë të jenë plagosur.

Gjithashtu bëhet me dije se përplasja me armë ka zgjatur rreth 10 minuta.