Autoserviset në Shqipëri jashtë kontrollit

90% e autoserviseve në vend janë jashtë kontrollit, duke ngritur pikëpyetje mbi garancinë që ofrojnë për shërbimet ndaj klientëve.

Ndonëse ka një ligj të miratuar që në vitin 2006 për licencimin e tyre, ai nuk ka gjetur zbatim deri më sot. Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor ka kryer një studim ku ka rezultuar se janë të regjistruar në qendrën e biznesit 3200 servise makinash, por më pak se 2% e tyre plotësojnë kriteret.

Ne kemi kryer një studim ne te gjitha drejtoritë rajonale. Na rezulton se ne QKB janë regjistruar 3200 autoservise por vetëm 56 prej tyre janë te licencuar. Shifra është minimale, pasi ky ligji prej vitesh nuk ka gjetur zbatim”-thotë Sonila Kulluri pranë DPSHTR.

Licencimi nënkupton që çdo autoservis të ketë një drejtues teknik, i cili të zotërojë dëshmi të aftësisë profesionale, çka jep garanci për shërbimin që kryen. Kjo dëshmi merret pranë zyrave të Drejtorisë së Shërbimit Rrugor, pas një trajnimi dhe testimit.

Dëshmia e aftësisë profesionale merret pranë zyrave tona. Për ata që duan për të hapur dyqan autoriparim ky trajtim zgjat 33 orë dhe më pas jepet një test. Ndërsa ata që duan me pjesë këmbimi, trajnimi zgjat vetëm 15 orë.

Por pavarësisht kërkesave ligjore, procesi i licencimit po ecën me ritme shumë të ulëta, ndërsa drejtoria që monitoron këtë treg i bën apel subjekteve që të plotësojnë kriteret, pasi janë objekt i penaliteteve që nisin nga 300-deri në 700 mije lekë.

Ndrenika-Bashës: Mora besën e shqiptarit, eja t’i vëmë minat kullës te stadiumi ‘Qemal Stafa’

Aktori i njohur Robert Ndrenika i është përgjigjur për shembjen e Teatrit Kombëtar, kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili deklarohet se do ti vihen minat kullave nëse prishet teatri.

Përmes një postimi në facebook Ndrenika thotë se ka shkelur mbi vehten dhe ka rënë dakord që teatri të ndërtohet me PPP por ka marrë besën e shqiptarit se nuk do të ndërtohet asnjë centimetër katror për ndërtim kullash.

“I dashur Zoti Lulzim Basha! Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar. Siç te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakord qe Teatri te ndertohet me PPP (ndonëse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT.

Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT. Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa.

Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teater Turbina”.

Me respekt Robert Ndrenika”

Superjahti më i madh në botë ankorohet në Sarandë

Ka mbërritur këtë fundjavë në brigjet e bregdetit të Sarandës një ndër jahtet më të mëdhenj dhe luksoz në botë.

Mjeti lundrues është prodhuar në vitin 2017 dhe ka një gjatësi prej 142.8 metra me një peshë prej 12.600 ton. Ai ka shtyllat me lartësi 91 metra, ku pjesa e dalë është e lartë sa një ndërtesë 8-katëshe. Ky mjet lundrimi superluksoz është projektuar nga Philippe Stark dhe kushton 500 milionë dollarë amerikanë.

Ai është i pajisur me dy motorë me naftë 3600 kw dhe dy motor elektrike 4300 kw, ndërsa çdo funksion i mjetit mund të kontrollohet edhe përmes një aparature, që garanton siguri.

Pronari i këtij jahti është biznesmeni rus Andrey Melnichenko. Melnichenko është një industrialist rus me biznese të shumta.

Supërjahti i tij këtë herë ka zgjedhur bregdetin shqiptar.

Prania e anijeve të tilla turistike në vendin tonë është një dëshmi e interesit që të huajt kanë për bregdetin shqiptar. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe kryeministri edi rama, në një postim në rrjetin e tij social instagram.

Sipas Rames deri pak vite më parë as mund të imagjinohej fluksi i jahteve që po vizitojnë këtë sezon Shqipërinë.

Brexit, ironi me Ballkanin

Shoqatat britanike të cilat mbështesin largimin nga BE kanë bere ironi, këtë radhë duke përdorur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në reklamën e radhës shkruhej:

“Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia do të futen në BE. Seriozisht? Votoni Brexit”

“Vote Leave”, ka shpenzuar më shumë se 2.7 milionë paund për reklama që synojnë grupe specifike në facebook, gjë që i ka ndihmuar të fitojnë referendumin e vitit 2016 për të dalë nga BE-ja.

Facebook i ka bërë reklamat publike dhe i ka dërguar te Komisioni Parlamentar Britanik që po heton për lajme të rreme, “Fake News”. Kjo do të thotë se reklamat tani mund të shihen nga kushdo, jo vetëm nga përdoruesit e Facebook që kishin përzgjedhur mbështetësit e Brexit.

Reklamat e krijuara nga një kompani kanadeze përqendroheshin mbi çështje specifike, si emigrimi etj.

Dokumenti me 120 faqe duket se mbështet gjetjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që javën e shkuar vendosi se “Vote Leave” ka shkelur ligjin zgjedhor, në bashkëpunim me një tjetër fushatë, “BeLeave”, gjë që është mohuar nga të dyja grupet.

Facebook ka postuar mbi 1400 reklama të ndryshme, të gjitha me të njëjtën temë. Megjithatë, nuk është gjithnjë e qartë që reklamat vijnë nga një fushatë Pro-Brexit.

Gushti vjen me një valë të nxehti

Ndryshe nga korriku i freskët dhe i lagësht, java e pare e gushtit parashikohet e nxehte. Temperaturat e larta nisin te dielën e 29 korrikut dhe vijojnë deri javën e pare te gushtit. Sipas sinioptikaneve i gjithë territori i vendit deri ne 6 gusht do te përfshihet nga masa te nxehta ajrore qe vijnë nga kontinenti afrikan.

Kjo periudhe mendohet te jete me e nxehta e këtij viti, ku temperaturat do t’i kalojnë 36 grade.

Ndërsa 20 ditët e fundit te gushtit qe përkojnë edhe me fundin e stinës se verës, temperaturat do te jene pranë vlerave tipike te këtij muaji. Përjashtime do te ketë vetëm ne disa dite te veçanta ku termometri mund te ngjitet mbi 35 grade. Edhe me herët sinoptikanet kane theksuar se kjo vere do te jete me e shkurtra dhe me e freskëta e viteve te fundit.

Sonte fikni celularët! Kjo është përralla apo e vërtetë…

Një përrall po përhapet me shpejtësi

Urgjente:
Sonte, nga ora 00:30 deri 03:30 mos harroni të fikni telefonin, telefonin celular, tabletën, etj. Dhe ta largoni atë nga trupi juaj.

Singapore TV njoftoi këtë lajm. Ju lutem tregoni familjen tuaj dhe miqtë tuaj. Sonte, nga 00:30 deri në 03:30, planeti ynë do të jetë me një rrezatim shumë të lartë. Rrezet kozmike do të kalojnë pranë Tokës. Pra, ju lutemi të fikni telefonin tuaj celular.

Mos e lini pajisjen afër trupit, mund të shkaktojë dëme të tmerrshme. Nëse nuk besoni, mund të kontrolloni në Google dhe NASA BBC News. Dërgo këtë mesazh për të gjithë që doni dhe ju duan

Kjo përralle qarkullon të paktën prej vitit 2014

Ja edhe linku që e përgënjeshtron përrallën digjitale…

https://www.snopes.com/fact-check/dangerous-cosmic-gamma-rays/

Shtjerpsia e polemikave mbi bustin e Pjeter Arbnorit

Thjesht me pasunue debatin ne distance mes miqsh e rreth te njohunish qe kajhere e mendojne diametralish ne menyre te kundert ne lidhje me bustin e Pjeter Arbnorit, po perfshihem edhe vete me ket status me artikulue telegrafisht mendimin tem “artistik” e te perceptimit estetik, tue thy kshtu rregullin qe “zanatcite” e arti kane lecite ndaj medemek “profaneve” te artit te tyne..

E njoh dhe kam konsiderate te nalte ne planin bjerzor per skulptorin e bustit te Arbnorit por kjo nuk me ndalon me thane se ai bust i meriton kritikat qe ka pase dhe asht reduktiv ne raport me historine e vertete te Pjetrit. Sigurisht, busti reflekton pjesen ne hije dhe persekutimin e bute por thellesisht diabolik qe Pjetri psoi ne vjeshten e jetes se vet mbasi ramjes se monzimit institucional. Pra, qyqardhekun e Pjetrit dhe projeksionet perverse te atyne qe gzonin ne sadizmin e tyne per me e pa ate ashtu e ka pershkrue ne menyre perfekte.

Arti nuk asht ceshtje medemek elitare por sublimim i bukurise dhe me implikacione te forta morale mbasi meton me te cue te e verteta dhe nuk asht kurrsesi produkt i harbimit pa karar te subjektivizmit apo aq ma keq te abstraksioneve otomane dhe si tille duhet te kete brenda vedit tre element: integritetin, proprocionin dhe shkelqimin.

Ne rastin e bustit te Pjetrit asnjani prej ktyne elementeve nuk asht prezent edhe ne masen ma minimale e kaq mjafton me e mbyll debatin. E dij qe nuk asht faji i artistave shqiptar e aq ma teper i skulptorit te bustit te Pjetrit por i nji konteksti dhe shkolle pa themel ne fushen e artit shqiptar e cila si objektiv te vetem ka pase e vazhdon te kete kopjimet ordinere te disa modeleve te degradueme te artit bashkohor pa pase ne te njajten kohe antikorpat e duhun per me degradue ne situata qesharake.

Ne rastin shqiptar asht perdore edhe nji prapavije politike selektive ne vazhdimin e persekutimit edhe ne art per disa figura te rendesishme qe i perkasin komunitetit katolik, te cileve u asht perjetsue edhe ne bronx kalvari i shperfytyrimit. Mjafton me permend rastin e bustit te Pater Gjergj Fishtes, Nane Terezes e i fundit Pjeter Arbnori per me verifikue ket regji politike perverse ndaj tyn e e sidomos ndaj komunitetit te tyne.

Arti per me kene i tille ka nevoje per kulture e jo provincializem ordiner e autoreferencial te cilet ushqehen prej injorances te betonueme me kohe ne menden e shume medemek artistash shqiptar.

Nga Nesti ZEFI

Konkurset blegtorale janë zhvilluar në Shqipëri për herë të parë në vitin 1929 në Tiranë për të vijuar më pas në Fier, Lushnje, Shkodër e Elbasan. Konkursi i parë blegtoral i zhvilluar në Tiranë ka qenë një konkurs kuajsh. Synimi i tyre ishte njohja e blegtorëve me nevojën dhe mënyrat sesi mund të përmirësonin racën e kafshëve. Në këto konkurse merrnin pjesë qytetarë të ndryshëm të cilët asistonin në demostrimin e specieve më të mira që kishin blegtorët shqiptarë.

Veç kuajve, konkurset blegtorale zhvilloheshin për kuaj, dema e dhen. Në secilin prej këtyre konkurse merrnin pjesë mesatarisht 300-350 kafshë. Konkursi drejtohej nga një komision specialistësh që mbi bazën e kritereve të zooteknikës përzgjidhte specien më të mirë, pronari i së cilës më pas përfitonte një shumë të hollash dhe një çertifikatë.

Këto konkurse do të zgjasnin deri në vitin 1936, kur për arsye financiare do të ndërpriteshin.

Zhvillimi i këtyre konkurseve vlerësohej si një mënyrë e shpejtë për të informuar blegtorët shqiptarë mbi mënyrat e seleksionimit të racave të kafshëve, racat që duhej të importonin etj.

Po ashtu, këto konkurse shiheshin si mundësi për të krijuar takime të drejtëpërdrejta mes blegtorëve dhe ekspertëve të zooteknisë me qëllim dhënien e udhëzimeve dhe këshillave për përmirësimin e tyre. Në këtë periudhë, kultura blegtorale e vendit ka qenë e ulët dhe në vend mungonin librat apo broshurat e posaçme që mund të ndihmonin në këtë drejtim.

Kreshnik KUÇAJ/SCAN

MOS E HUMBISNI SONTE “HËNËN E PËRGJAKUR”

Njerëz nga e gjithë bota sot do të mund të jenë dëshmitarë të eklipsit me të gjatë të shekullit të “Hënës së përgjakur”.

Gjatë këtij eklipsi të plotë, satelitët natyral të tokës do të shndërrohen komplet në të kuq, apo në të kuq ngjyrë të mbyllur. Periudha e errësimit do të zgjat një orë e 43 minuta, raporton BBC.

Eklipsi është i dukshëm nga Evropa, Lindja e Mesme, Afria, Australia, pjesa më e madhe e Azisë, Amerikës Jugore dhe në Britani të Madhe për një orë e 15 minuta.

Hëna do të kalojë mu në qendër të hijes së tokës, në pikën më të gjërë të hijes.