Shtjerpsia e polemikave mbi bustin e Pjeter Arbnorit

989

Thjesht me pasunue debatin ne distance mes miqsh e rreth te njohunish qe kajhere e mendojne diametralish ne menyre te kundert ne lidhje me bustin e Pjeter Arbnorit, po perfshihem edhe vete me ket status me artikulue telegrafisht mendimin tem “artistik” e te perceptimit estetik, tue thy kshtu rregullin qe “zanatcite” e arti kane lecite ndaj medemek “profaneve” te artit te tyne..

E njoh dhe kam konsiderate te nalte ne planin bjerzor per skulptorin e bustit te Arbnorit por kjo nuk me ndalon me thane se ai bust i meriton kritikat qe ka pase dhe asht reduktiv ne raport me historine e vertete te Pjetrit. Sigurisht, busti reflekton pjesen ne hije dhe persekutimin e bute por thellesisht diabolik qe Pjetri psoi ne vjeshten e jetes se vet mbasi ramjes se monzimit institucional. Pra, qyqardhekun e Pjetrit dhe projeksionet perverse te atyne qe gzonin ne sadizmin e tyne per me e pa ate ashtu e ka pershkrue ne menyre perfekte.

Arti nuk asht ceshtje medemek elitare por sublimim i bukurise dhe me implikacione te forta morale mbasi meton me te cue te e verteta dhe nuk asht kurrsesi produkt i harbimit pa karar te subjektivizmit apo aq ma keq te abstraksioneve otomane dhe si tille duhet te kete brenda vedit tre element: integritetin, proprocionin dhe shkelqimin.

Ne rastin e bustit te Pjetrit asnjani prej ktyne elementeve nuk asht prezent edhe ne masen ma minimale e kaq mjafton me e mbyll debatin. E dij qe nuk asht faji i artistave shqiptar e aq ma teper i skulptorit te bustit te Pjetrit por i nji konteksti dhe shkolle pa themel ne fushen e artit shqiptar e cila si objektiv te vetem ka pase e vazhdon te kete kopjimet ordinere te disa modeleve te degradueme te artit bashkohor pa pase ne te njajten kohe antikorpat e duhun per me degradue ne situata qesharake.

Ne rastin shqiptar asht perdore edhe nji prapavije politike selektive ne vazhdimin e persekutimit edhe ne art per disa figura te rendesishme qe i perkasin komunitetit katolik, te cileve u asht perjetsue edhe ne bronx kalvari i shperfytyrimit. Mjafton me permend rastin e bustit te Pater Gjergj Fishtes, Nane Terezes e i fundit Pjeter Arbnori per me verifikue ket regji politike perverse ndaj tyn e e sidomos ndaj komunitetit te tyne.

Arti per me kene i tille ka nevoje per kulture e jo provincializem ordiner e autoreferencial te cilet ushqehen prej injorances te betonueme me kohe ne menden e shume medemek artistash shqiptar.

Nga Nesti ZEFI