Pogradec, mungojnë rojet liqenore

1787

Në liqenin e Pogradecit mungojnë rojet liqenore përgjatë gjithë vijës së liqenit të Ohrit. Përjashtim bën vetëm plazhi publik në këtë qytet atje ku ndodhen dy kulla vrojtimi, por që edhe këto kulla janë bosh.

Kjo për shkak se ende nuk ka angazhuar vrojtues për sigurinë në ujë, të cilët janë të punësuar me kohë sezonale nga ana e Bashkisë së Pogradecit. Mungesa e tyre shqetëson pushuesit kryesisht ata me fëmijë të vegjël, të cilët janë më të rrezukuarit.

Të kontaktuar pranë Bashkisë së Pogradecit, mësohet se krahas vrojtuesve që duhet të angazhohen nga bashkia në sezonin turistik, detyrim kanë edhe subjektet private që shfrytëzojnë bregun liqenor për të pasur vëzhgues.

Aq më tepër kur edhe plazhet tradicionale publike prej dy vitesh shfrytëzohen me leje të bashkisë nga subjektet private, çka do të thotë se këta të fundit duhet të ngrejnë kulla vëzhgimi në plazhet që kanë marrë në administrim.

Vija liqenore nga Lini deri në Tushemisht ka një gjatësi prej 26 km. Vetëm dy kulla vëzhgimi janë, edhe këto të vendosur në plazhin tradicional. Me vetëm dy kulla rreziku edhe këtë sezon turistik është i madh.