Çfarë e detyroi Bashën të shkonte në spital pas takimit me ambasadorët?

228

Kryedemokrati Lulzim Basha është parë pasditen e djeshme në zonën e Kombinatit i shoqëruar nga shoferi i tij. Në parkingun e një prej spitaleve private të kryeqytetit ishte rreshtuar edhe mjeti i përdorur nga kreu i opozitës.

Bëhet e ditur se kryedemokrati Basha ka shkuar pasdite në spital për të vizituar nënën e tij, e cila është shtruar prej disa ditësh.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se nëna e Bashës ish pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, nuk është e infektuar nga pandemia por ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Megjithatë nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, shkruan Dosja.

Dje Basha është shoqëruar për në spital nga shoferi megjithatë është kursyer me bërjen publike të detajeve lidhur me situatën në familjen e tij.