Rama për pushime në Greqi, destinacioni zbulohet nga gazetarët grekë.

330

Pasditen e së enjtes kryeministri Edi Rama e ka kaluar në Trikala të Greqisë. Prania e kryeministrit shqiptar në qytetin grek ka rënë në sytë e gazetarëve vendas. Është media lokale trikalavoice.gr që raporton për vizitën e Ramës.

Sipas kësaj media, Rama ka qëndruar në hotelin Panellinion, në qendër të qytetit, ku është parë të pijë kafe. Ai ka qenë i shoqëruar nga disa roje.

Trikala Voice thekson se Rama ka qenë edhe më parë në këtë qytet kur mbante postin e kryebashkiakut.