Kampi i refugjatëve, ish-koordinatori i Gjirokastrës hedh dyshime: Kam frikë se marrëveshja është arritur…

520

Kryetari i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima dhe ish-koordinatori i rajonit Vlorë-Gjirokastër për PS-në, thotë se nëse në Shqipëri ngrihet kampi i refugjatëve, ekzistenca e kombit tonë do të jetë në rrezik. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Kokëdhima hodhi dyshime se mund të jetë arritur një marrëveshje për sjelljen e refugjatëve në Shqipëri.

Koço Kokëdhima: Unë nuk e besoj qeverinë e Tiranës, qeveria e Tiranës është një klikë që tradhton popullin dhe vendin tonë me lehtësinë më të madhe në çdo rast. Në çdo negociatë Shqipëria dhe shqiptarët janë të humbur me këtë qeveri dhe me këtë elitë politike. Partitë e vjetra, zyrtarët e lartë të kësaj qeverie tradhtojnë interesin e popullit tonë.

Unë nuk e dyshoj që këta mund të jenë duke negociuar, madje dhe mund të kenë përmbyllur marrëveshje për të ndërtuar kampe të mëdha refugjatësh në Shqipëri. Sjellja e këtyre emigrantëve në Shqipëri jo vetëm që do ishte një dënim për ta, sepse Shqipëria nuk mban dot me bukë dhe ilace njerëzit e saj, jo më të mbajë të tjerë. Sjellja e këtyre emigrantëve në Shqipëri nuk bën asnjë të mirë për ta.

Ashtu siç nuk bën të mira as për Shqipërinë. Çfarë do t’i zgjidhin Shqipërisë këto kampe të mëdha me njërëz që janë të papranueshëm në Europë. Do ngecin këtu brenda këta njerëz. Ne jemi një vend i vogël, çdo gjë mund të ndodhë me Shqipërinë, edhe stabiliteti i saj mund të vihet në rrezik, edhe e ardhmja e kombit tonë vihen në rrezik edhe ekzistenca e tij mund të vihet ne rrezik.

Qeveria e Shqipërisë nuk negocion të pranojë kampe refugjatësh për të hapur negociata me Shqipërinë. E bën për qëllime të tjera. Motivi është shumë i thjeshtë, qeveria e Shqipërisë ka marrë shumë koncesione, vazhdimisht kësaj qeverie përpara veprimeve të këtyre qeverive, të majta dhe të djathta, vazhdimisht vendet e Europës kanë mbyllur sytë për të gjitha mëkatet e tyre ndaj demokracisë dhe vlerave të demokracisë europiane.

Është momenti për ti lejuar akoma këtë elitë politike të qeverisë Shqipërinë e pa rrezikuar, për ta lejuar akoma të mos bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por ta bëjë Shqipërinë vendin e plehrave, ta bëjnë Shqipërinë vendin e trafiqeve, ta bëjnë edhe Shqipërinë vendin e emigrantëve. Ky veprim e largon Shqipërinë me Evropën. Kjo ndasi më e Evropën do të jetë më e thellë se sot.

Kokëdhima përjashtoi çdo bashkëpunim mes PD, PS dhe LSI, pasi sipas tij ato janë parti të vjetra që vetëm alternojnë njëra-tjetrën në pushtet.