Verorja, apo ndryshe lidhësja dyngjyrëshe e cila manifestohet në Shqipëri me ardhjen e pranverës është bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërorë të UNESCO-s.Adrian Cioroanu, i dërguari i përhershëm i Rumanisë në UNESCO në datën 6 dhjetor në faqen e tij në Facebook cituar nga News.ro shkruante:
Verorja u pranua në listën e përzgjedhur të trashëgimisë jomateriale UNESCO! Dosja u depozitua nga Rumania bashkë me tri shtete të tjera: Bullgaria, Maqedonia dhe Republika e Moldavisë – në të cilat kjo traditë e pranverës ekziston me disa ndryshime në formë, por që ka të njëjtën frymë të festimit të rilindjes së natyrës”.
Mediat vendase njoftonin se të njëjtin lajm e ndau edhe Ionut Vulpescu, nga Ministria e Kulturës dhe Identitetit Kombëtar:
Në pranverë, në 1 mars mbajtëm një konferencë për shtyp ku folëm për fazën në të cilën ndodhej kjo dosje. Dy javë më vonë gjendesha në Paris krah ministres së kulturës së Republikës së Moldavisë Monica Babuc, ku në kuadër të një aktiviteti të organizuar nga Ambasada e Rumanisë paraqitëm bashkë këtë dosje përpara Michael Ëorbs, që është Presidenti i Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s dhe përpara anëtarëve të trupit diplomatik të akredituar në Paris.
Jemi të gëzuar dhe të kënaqur se përpjekjet tona patën efekt.”
Sipas studimeve etnologjike, verorja është ngushtësisht e lidhur me traditat e Vitit të Ri festuar në të kaluarën në muajin mars, si një formë primitive e Vitit Agrar i lidhur me ciklet vegjetative dhe astronomike. Verorja njihet nga etnologët në fillimin e shekullit XX si ritual i një marsit, i pranishëm jo vetëm tek rumunët, por edhe tek shqiptarët dhe bullgarët në Ballkan.
Fshatarët e ruanin zakonin në çdo fillim pranvere si shenjë mbrojtjeje kundër sëmundjeve dhe fatkeqësive. Verorja është një objekt i vogël zbukurues që përbëhet nga mpleksja mes një peri të bardhë dhe të kuq që mbahet nga gratë dhe vajzat përgjatë gjithë muajit mars, si simbol i ardhjes së pranverës.
Verorja është festa tradicionale e fillimit të pranverës, në 1 mars. Fillimet e saj thuhet se vijnë nga Roma e vjetër sepse Viti i Ri festohej pikërisht në datën 1 mars (Martius), që ishte muaji i perëndisë së luftës Mars. Në ngjyrat e verores ruhet dualiteti i simboleve: bardh dhe kuq, pra paqe dhe luftë (kjo do të mund të simbolizonte madje edhe dimrin dhe pranverën). Në ditët tona janë burrat që ju dhurojnë femrave këtë objekt, fatndjellës, të quajtur verore që është një bizhuteri apo një dekorues i vogël, një lule, një kafshëz apo një zemër, e lidhur me një pe të kuq dhe të bardhë.
Femrat e mbajnë në bluzë që atë ditë e deri dy javë më pas. Ato mund t’ja dhurojnë nje femre tjetër dhe vetëm me raste të rralla, burrave. Megjithatë dhurimi qoftë edhe i një objekti të vogël të lidhur bashkë me këtë lidhëse bardh e kuq, është një zakon i vjetër që i është paracaktuar si grave dhe vajzave ashtu edhe burrave.