Është shtyrë për javën e ardhshme seanca e parlamentit të Kosovës ku do të votohet për marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas mediave në Kosovë, Lista Serbe ka premtuar se do të votojë pro, ndërsa Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim duke thënë se nuk do ta votojë.
Shefat e Grupeve Parlamentare në Kosovë kanë rënë dakord që seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi të shtyhet për javën e ardhshme, për ti dhënë pak ditë reflektimi Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.
Lista Serbe ka pohuar se do të votojë në seancën e ardhshme ratifikimin e demarkacionit duke lënë të vetme Vetëvendosjen, e cila vazhdon të kundërshtojë marrëveshjen aktuale. Një fakt që u konfirmua dhe nga shefi i grupit parlamentar Glauk Konjufca në seancën e paradites së të mërkurës.
Kryeministri Rama reagoi për kokainën në Durrës
Reagimi i plotë i Kryeministrit Rama
NJË OPERACION SHEMBULLOR ME DOMETHËNIE TË MADHE
Operacioni më i fundit i Policisë së Shtetit, kryer në bashkëpunim me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, shënon një hap të madh përpara të shtetit tonë në përballjen me krimin e organizuar. Kapja e një sasie shumë të konsiderueshme kokaine, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë, përmes ndërveprimit mes agjencive tona ligjzbatuese, ka një domethënie të plotë për vendosmërinë, gatishmërinë dhe aftësinë që po fitojmë dita-ditës në këtë përballje. Por padyshim shumë domethënëse, edhe për integritetin e strukturave tona ligjzbatuese. Të cilat në rastin konkret kanë sekuestruar drogë të fortë me një vlerë 180 milionë euro, nëse do të dilte në tregun europian për ku ishte e destinuar.
Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore. Puna e madhe që është bërë për të vendosur nën një kontroll rigoroz pikat doganore, duke filluar nga porti i Durrësit, ku edhe është krijuar një rrjetë efikase kontrolli mbi bazë risku, ka dhënë rezultate të vazhdueshme në aspektin doganor, por në këtë rast ka mundësuar edhe zanafillën e këtij operacioni spektakolar. Po ashtu, me marrjen e sinjalizimit të parë nga Hetimi Doganor, Policia e Shtetit është vënë menjëherë në lëvizje, falë pikërisht bazës së punës së përbashkët që është ndërtuar në funksion të garantimit të kontrollit rigoroz të portit të Durrësit, mes strukturave policore dhe hetimore. I menjëhershëm dhe efikas ka qenë edhe ndërveprimi mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda, çka ka siguruar përfundimin me sukses të plotë të operacionit.
Përgëzime të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion dhe për mesazhin e qartë që ky rezultat shembullor i luftës kundër krimit të organizuar u jep të gjithëve!
Përgëzime Policisë së Shtetit, që ka hyrë me vendosmëri e gatishmëri të lartë në fazën e re të luftës kundër krimit, ku Forca e Ligjit nuk është vetëm emri i një strukturë të posaçme antikrim, po një vijë sjelljeje e Policisë së Shtetit si e tërë dhe në çdo front. Përgëzime Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që jo vetëm po garanton në vijimësi një rritje konstante të të ardhurave falë përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së punës, por po rrit vijimësisht forcën goditëse kundër evazionit, kontrabandës e trafiqeve. Përgëzime edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda padyshim dhe uroj që hetimet e mëtejshme të kenë të njëjtin sukses si vetë ky operacion entuziazmues.
Stomatologia Olesia Duka: Biznesmeni dhe vëllai i tij më gjobitën
Stomatologia 38-vjeçare, Olesia Duka ka dalë këtë të mërkurë para gjykatës me akuzën e mashtrimit. Ajo i mohoi akuzat, duke deklaruar para trupës gjyqësore se biznesmeni Idlir Hoxha dhe i vëllai i tij e kanë gjobitur.
“Më lini kohë që të paraqes provat e mia, pasi e gjithë kjo më ka shkatërruar karrierën dhe imazhin. Çdo detyrim e kam bërë me bankë, e jo me çantë. Idlir Hoxha dhe i vëllai më kanë vënë gjobë. Më kanë bërë presion në qershor 2017, pasi bëra një festë për fëmijët në bashkëpunim me Vangjush Dakon. Të zbardhet e gjithë historia dhe pse unë i mora”, deklaroi ajo.
Duka është arrestuar nga policia me vendim gjykate pas dyshimeve se, përmes mashtrimit, stomatologia i ka marrë një biznesmeni shumën prej 900 mijë eurosh. Prokuroria ka nxjerrë një njoftim zyrtar për këtë rast, ku pretendon se stomatologia Olesia Duka i ka përvetësuar shumën prej 900 mijë eurosh biznesmenit përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit.
Sipas prokurorisë, kallëzuesi, i cili është pronar i një zyre këmbimi valutor dhe agjencie udhëtimi është njohur me stomatologen në nëntor të vitit 2016. Prokuroria thotë se 38-vjeçarja i ka kërkuar fillimisht një shumë të vogël për të blerë pajisje denature, duke u treguar korrekte në fillim në kthimin në kohë të shumave të marra.
Por, siç thotë prokuroria, stomalogia ka kërkuar më shumë para, duke shtyrë muaj pas muaji afatin e kthimit. Sipas prokurorisë, me këtë skemë, biznesmenit Idlir Hoxha i është shkaktuar në total një dëm prej 900 mijë eurosh.
Prokuroria ka dyshime se në të njëjtën mënyrë janë mashtruar edhe disa persona të tjerë.
Seanca për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës është ndërprerë
Sipas mediave kosovare, seanca mund të mbahet pasdite për shkak të mysafirëve të lartë nga Brukseli?
Ende nuk është zyrtare, por sipas burimeve të Klan Kosova, gjasat janë të mëdha që seanca të mbahet në orën 17:00 për shkak edhe të vizitës së delegacionit të lartë të Bashkimit Evropian.
Në Kosovë pritet të mbërrijë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker që do të zhvillojë takime me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Bashkë me të në Prishtinë do të qëndrojë edhe Komisioneri për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, si edhe shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës u ndërpre, pasi LDK kërkoi që Komisioni i Punëve të Jashtme të ndryshojë tekstin e nenit 3 të marrëveshjes duke u bazuar në marrëveshjen e arritur paraprakisht mes partive shqiptare, përjashtuar Vetëvendosjen.
Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli po mbajnë një takim me deputetët e Listës Srpska, raporton Gazeta Express
Ky takim po mbahet në zyrën e Kryeministrit dhe po diskutohet lidhur me mundësinë që deputetët e Listës të marrin pjesë dhe të votojnë në seancën për Demarkacionin.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të hedhë në votim dy herë demarkacionin.
Vendet aleate të Kosovës kanë bërë thirrje për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, pasi kjo çështje llogaritet si kushti kryesor për liberalizimin e vizave.
Aksioni me kapjen e 613 kg kokainë përshendetet nga Presidenti Meta. Basha: Ekonomia e kapur nga krimi
Për aksionin e Policisë së Shtetit që u finalizua me kapjen e 613 kg kokainë kanë reaguar dhe kreu i shtetit, Ilir Meta dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta reagoi duke përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.
Presidenti Meta theksoi rrezikun që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Ai kërkoi thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë.
Presidenti Meta falenderoi Anti-Mafian italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar.
Presidenti Meta theksoi gjithashtu domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese.
Në një deklaratë për mediat, kreu demokrat Lulzim Basha tha se ekonomia është kapur nga paratë e krimit dhe drogës. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, në prani edhe të ish-drejtoreshës së INSTAT, Ines Nurja, Basha tha se ekonomia është në prag katastrofe. Sipas kreut demokrat sektori i ndërtimit në Shqipëri është i financuar nga paratë e krimit. Basha ngriti akuza ndaj bashkisë së Tiranës që sipas tij është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit e drogës.
“Së pari- kapja e ekonomisë nga kapja e drogës si sektori i ndërtimit në Shqipëri bum ndërtimesh i financuar nga çfarë?, numri i lejeve të ndërtimit në një vit është rritur me 80%, në 2016 bum i drogës, në 2017 bum i ndërtimeve. 200% është numri i ndërtesave. Përqindja e kredisë në ndërtim është njësoj si një vit më parë.
Bashkia e Tiranës është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit e drogës”.
Basha e nisi fjalën e tij me ngarkesën rekord të 613 kg kokaine të kapur në Shqipëri. Ai tha se e ka denoncuar dhjetra herë në parlament pastrimin e parave të pista nga koka e kanabisit, që sipas tij është transformuar brenda ekonomisë sonë.
“E kam denoncuar me dhjetra herë në parlament e media se koka e kanabisit është pasuruar me heroinë e kokainë e pastrim parash të pista. Vjen dhe rreziku ekzistencial për shoqërinë.
Basha tha se vendit i nevojitet një transfomim i thellë ekonomik për tu shkëputur nga paratë që vijnë nga trafiku i drogës.
Kokaina në Durrës me vlerë 180 milion euro, Video
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në konferencë për shtyp pas kapjes së sasisë record të kokainës në Shqipëri ka dhënë detaje për operacionin e Policisë në bashkëpunim me prokurorinë e krimeve të rënda dhe hetimin doganor.
Sipas tij lënda narkotike ishte nisur nga Kolumbia kishte kaluar në Maltë dhe ka mbërritur në 19 shkurt në Portin e Durrësit, ku u mbajt në vëzhgim të pandërprerë.
Droga me vlerë 180 milionë euro ishte e paketuar 528 pako e mbështjellë me letër natriban, ndërsa në pranga ranë dy persona Donaldo Lusha 25 vjeç nga Tropoja dhe Armando Pezaku 25 vjeç nga Durrësi.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Arben Çekaj, pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.
Deklarata e plotë e kreut të Policisë Ardi Veliu:
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizës së riskut, pas një pune të mirë organizuar dhe të koordinuar, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snoë”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro.
Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.
Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.
Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.
Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.
Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.
Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal shtetasit dhe u arrestuan në flagrancë:
– Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë;
– Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.
Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Ndërkohë po vijon puna për evidentimin e pasurive të të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik narkotikësh.
Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo paligjshmëri dhe aktivitet kriminal, për të ndërtuar një Shqipëri më të qetë e të sigurtë.
Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj deklaroi për mediat se për shkak të hetimit, fakteve dhe rëndësisë së çështjes, nuk mund të jepen detaje të tjera. “Hetimet vazhdojnë. Organet ligjzbatuese në vend kanë qënë në alarm prej kohësh. Ky është rasti i vetëm mendoj i një sasie lënde narkotike të lartë, kështu që aktualisht ne nuk mund të japim detaje të tjera”, tha Hajdarmataj.
I pyetur se pse u zgjodh Shqipëria për të kapur këtë sasi lënde narkotike, Hajdarmataj tha, “jemi të gjithë të angazhuar dhe po kryejmë hetime, përfshirë Policinë e Shtetit, Prokurorinë, Drejtorinë e hetimit doganor dhe po koordinojmë ngushtësisht me gjithë partnerët dhe prokuroritë homologë për të dokumentuar të gjithë aktivitetin kriminal të këtij rasti”.
Bora, menaxheri i Kukësit: Ndeshja me Skënderbeun nuk do të shtyhet
Menaxheri i klubit të Kukësit, Naim Halili, ka folur në lidhje me shtyrjen e mundshme të ndeshjes Kukësi-Skënderbeu, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, teksa stadiumi është mbuluar tërësisht nga bora. “Ndeshja me Skënderbeun nuk ka shanse të shtyhet, pasi po punohet fort që të luhet nesër në Kukës” – përgjigja e menaxherit të klubit kuksian.
Në fakt, është e qartë se Kukësit i intereson që ndeshja e nesërme të mos shtyhet, pasi nëse ndodh kjo gjë, ekipi kundërshtar mund të rikuperojë lojtarët e dëmtuar që ka në këtë moment. Skënderbeu ka shumë mungesa dhe për Kukësin është mirë që të mos ketë shtyrje të ndeshjes shkruan shqiptarja.
Mbahet sot në Kosovë seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin
Sot në Kosovë mbahet seanca e jashtëzakonshme për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo është hera e tretë që në parlamentin e Kosovës do të bëhet përpjekje për ratifikimin e marrëveshjes.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u shpreh i bindur se deputetët do ta votojnë. Pasi kjo votë do i hapte rrugën vendit drejt Bashkimit Europian.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, beson se janë mbledhur votat e nevojshme për miratimin e Demarkacionit pasi sipas tij projektligji do të përkrahet edhe nga ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje apo i Listës Serbe.
Sa i përket Listës Serbe, ai ka thënë se ky subjekt politik nuk ka ende një qëndrim përfundimtar nëse do ta votojë apo jo demarkacionin.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet plotësisht Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, sipas deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti.
Për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, maxhorancës i duhen 80 vota nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që krerët e partive kryesore në pushtet janë shprehur se tashmë janë siguruar 78 vota.
Kapet një sasi e madhe kokaine në Portin e Durrësit
Një sasi e madhe kokaine është bllokuar nga Policia në Portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme. Droga e fortë synohej të trafikohej në drejtim të Italisë, ndërsa nuk dihet ende se sa persona janë arrestuar.
Kokaina u zbulua brenda një kamioni gjatë kontrollit që Policia dhe Dogana ushtruan.
Kapja e sasisë së madhe të kokainës në Portin e Durrësit, vjen një ditë pas vizitës së kreut të Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, i cili kishte deklaruar se grupet kriminale shqiptare janë të lidhur me klanet mafioze në Itali.
Policia e Shtetit pritet të lëshojë një komunikatë zyrtare lidhur me kapjen e drogës së fortë të llojit “kokainë” në orër në vazhdim.
Lajmi do të përditësohet…
Artur Meçollari, "spiuni" i delegacionit shqiptar në bisedimet për detin Shqipëri-Greqi
Artur Meçollari ra menjëherë në sy në delegacionin që shoqëroi Ditmir Bushatin në Korçë, ku u fol me Nikos Kocias për kufirin detar. Prania e oficerit në takim, shtonte dyshimet se biseda kishte kaluar në detaje teknike të kufirit dhe për këtë, Ministri i Punëve të Jashtme nuk ishte autorizuar nga Presidenti.
Por sapo emri i Artur Meçollarit doli mes negociatorëve të marrëveshjes së re me Greqinë, ai u kthye në strumbullarin e kauzës së opozitës për të delegjitimuar negociatat.
Si u shpall “spiun” Artur Meçollari
Lajmet e para se Artur Meçollari ishte spiun i ushtrisë dolën në mediat pranë opozitës. Burime të paidentifikuara flisnin për urdhërin e shkarkimit nga Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2012. Sipas tyre, Meçollari iu dha informacion shërbimeve të huaja partnere.
Deklarata e Sali Berishës nga parlamenti ishte direkte kundër Meçollarit.
“Dua të denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në grupin negocioator të një ish spiuni të Forcave të Armatosura të Ushtrisë, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të SHIU dhe të dhëna të tjera, gjithçka realizuar me vendim të Prokruorisë së Përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun. Artur Meçollari siç ka të drejtë çdo shtetas kur ka të drejtë, nuk iu drejtua gjykatës, ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo rrugën e influencës së vendit ku ai merrte rrogën tjetër për t’u rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar…” u shpreh Berisha duke e konsideruar këtë një super-skandal.
Video më poshtë:
Kur u pyet në Studion e Hapur se ku i bazonte informacionet për Artur Meçollarin, Berisha u shpreh se fillimisht ishte njoftuar nga mediat.
“Më pas më erdhën informacione nga gjeneralë madhorë të ushtrisë shqiptare që pohuan të njëjtën gjë si mediat” tha Berisha.
Ish kryeministri la të kuptohet se Meçollari dyshohet si agjent i vendeve partnere dhe në këto raste ka një rregull etik.
“Ka një rregull në këto, kur janë midis vendeve partnere, kur janë midis vendeve edhe mike nuk dekonspirohen. Ky është një rregull. Për këto gjatë ditëve të ardhshme do t’i kërkoj Komisionit të Sigurisë të investigojë.”
Kolonel Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë përforcoi deklaratën e Berishës në Top Channel. Sipas tij, prania e Meçollarit në grupin negociator cënonte sigurinë kombëtare.
“Në cilësinë e ish-drejtorit të SHIU mund t’iu them se emir në fjalë është i papërshtatshëm në grupin e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë. Etika profesionale nuk më lejon të them më tepër, por autoritetet dhe veçanërisht Presidenti i Republikës i ka të gjitha mundësitë të kuptojë papërshtatshmërinë e tij. Pjesëmarrja e tij në komision do të cenonte sigurinë kombëtare, pasi marrëveshje të tilla bëhen një herë në jetë dhe jo çdo ditë”, u shpreh kolonel Ylli Zyla.
Shpjegimi i zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes për kontaktet me atashetë e huaj ushtarakë
Dyshimet janë se Artur Meçollari iu dha informacion përfaqësuesve të ambasadës amerikane dhe holandeze, për bazën ushtarake të Bisht-Pallës. Zëvëndësministri i Mbrojtjes Petro Koçi i përmendi akuzat, gjatë një prononcimi në emisionin Studio e Hapur në News24.
“Meçollari është akuzuar se ka bashkëpunuar me përfaqësues ushtarakë të vendeve aleate me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me atasheun ushtarak përkatës dhe me atë të Hollandës” u shpreh Koçi.
Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes tha për Lapsi.al se Meçollari përflitet për disa takime që ka pasur me atashetë ushtarakë amerikanë dhe holandezë. Por ky zyrtar, që nuk pranoi të identifikohej, shpjegoi se kontaktet me atashetë e huaj kanë qenë të justifikuar për shkak të detyra që ka mbajtur Meçollari. Për Lapsi.al, zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes dha këto detaje si për takimet me atasheun ushtarak të ambasadës amerikane, ashtu edhe për atë holandeze:
“Gjatë kryerjes së detyrës si Komandant i Flotiljes Detare Jugore (Pashaliman 2007-2010) por sidomos Zëvëndëskomandant i Forcës Detare (Durrës 2010-2012), Artur Meçollari ka bashkëpunuar me Palën Hollandeze (Atasheun ushtarak dhe Menaxherin e DAMEN Shipyards për menaxhimin e projektit të prodhimit të anijeve STAN PATROLL 4207 (Clasi IIliria).
Gjatë kohës që ka qenë Komandant i Flotiljes Detare Jugore (Pashaliman 2007-20110), Artur Meçollari ka qenë bashkëdrejtues i dy stërvitjeve të përbashkëta me Forcat Detare Hollandeze (Albanian Lion).
Përpara vitit 2006, në Detyrën e Shefit të Planifikimit të Forcës Detare, ka menaxhuar hartimin e programit për blerjen e anijeve STAN PATROLL 4207 (Clasi IIliria).
Gjatë kohës që ka qenë Komandant i Flotiljes Detare Jugore (Pashaliman 2007-20110) ka qenë bashkëdrejtues i dy stërvitjeve të përbashkëta me Forcat Detare Hollandeze (Albanian Lion). Përpara vitit 2006, në Detyrën e Shefit të Planifikimit të Forcës Detare, ka menaxhuar hartimin e programit për blerjen e anijeve hollandeze, kur Komandant ishte Kristaq Gerveni.
Lidhur me takimet me Atasheun ushtarak të SHBA, takimet janë jo vetëm për shkak të detyrës, por edhe pasi Kapiten i Rangut të Parë Meçollari, ka përfunduar tre kolegje në SHBA, të sponsorizuara nga Departamenti i Mbrojtjes. Ai ka qenë gjithmonë i ftuar në të gjitha eventet që organizonte Zyra e Atasheut dhe ODC (Defence Security Office) të SHBA.
Por, gjatë viteve 2009-2012, ai kishte epror direkt Kundëradmiral Kudret Çela, nga i cili merrte dhe udhëzime, ku dhe raportonte për detyrat e ngarkuara. Më parë komandant i tij ka qenë Kapiten i Rangut të Parë Kristaq Gërveni” shpjegoi për Lapsi.al zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes.
Largimi nga detyra si Komandant në Bisht-Pallë dhe konflikti me qeverinë Berisha në 2012
Artur Meçollari ishte komandant në detyrë i Forcave Detare, kur refuzoi të nxjerrë nga “Plani i Përhapjes së Ushtrisë” bazën ushtarake detare të Bisht Pallës. Me nxjerrjen nga “Plani i Përhapjes së Ushtrisë” pronat në këtë zonë, mund të privatizoheshin dhe baza ushtarake të zhbëhej.
Për të njëjtën çështje ishte shkarkuar para tij admirali Kudret Çela.
Në një prononcim të vitit 2012 për gazetarin Arben Rrozhani, Artur Meçollari foli për herë të parë dhe të vetme për këtë çështje për shkarkimin e tij.
“Në urdhërin e lirimit nuk ka ndonjë gjë të shënuar. Isha zëvendës i admiral Kudret Çelës dhe e kam zëvendësuar nja 20 ditë. Nuk lëkundesha nga pozicioni i admiral Çelës” ka thënë Artur Meçollari në atë kohë.
Më i qartë ishte admiral Kudret Çela. Ai shpjegonte se kërkesa e Arben Imamit për nxjerrjen e Bisht-Pallës nga “Plani i Përhapjes” cënonte sigurinë kombëtare.
“Baza detare do të shkojë në Pashaliman, se çfarë do të bëhet e dinë ata të ministrisë së Mbrojtjes. Problemi im kryesor është se nuk ka siguri kombëtare në gjithë këtë hapësirë detare nga Sazani deri në Shëngjin. Ky shtet ka ca konventa ndërkombëtare që i ka miratuar dhe duhet tu përgjigjet atyre, sidomos në rastet humanitare” ishin fjalët e Kudret Çelës.
I pyetur se pse u shkarkua ai dhe Artur Meçollari, Kudret Çela përgjigjej shkurt: “Sepse kundërshtuam që të mbyllej Bisht-Palla”.
Baza Detare e Bisht-Pallës më herët kishte nisur të rindërtohej, duke u bërë e përshtatshme për ankorimin e anijeve luftarake. Sipas komandantëve, sugjerimet e ekspertëve të NATO-s ishin që baza të ruhej.
Çertifikata e sigurisë Cosmic Top Secret i NATO-s dhe vlerësimi nga Xhemal Gjunkshi
Burime të Lapsi.al nga Ministria e Mbrojtjes thanë se Xhemal Gjunkshi, ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm refuzoi ta firmosë propozimin për shkarkimin e Artur Meçollarit në vitin 2012.
Edhe 6 vite më pas, Gjunkshi (sot deputet i Partisë Demokratike) dha vlerësimet maksimale për Artur Meçollarin si ushtarak.
“Si individ dhe si ushtarak, Artur Meçollari ka vlerësimet e mia maksimale, është overqualified, kanë investuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës jashtëzakonisht për kualifikimin dhe trajnimin e tij”, tha Gjunkshi në prononcimin për Panorama.
Artur Meçollari është i pajisur me certifikatën e sigurisë nga DSIK, si dhe certifikatën Cosmic Top Secret të NATO-s. Kjo certifikatë është e nivelit maksimal dhe zotërohet nga pak ushtarakë shqiptarë.
Përplasja me profesorët për kufirin detar
Artur Meçollari është autor i disa librave dhe artikujve për të drejtën e detit. Ai ka qenë Shef i Departamentit të Lëndëve Ushtarake dhe Pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare të Detit në Akademinë e Detarisë në Vlorë (2000-2001).
Por gjatë një përballjeje me profesorët Ksenofon Krisafi dhe Pëllumb Xhufi, koloneli është kapur vazhdimisht në gabime. Në emisionin Top Show, me titullin “Shqipëri-Greqi, beteja për ujin” Artur Meçollari korrigjohet vazhdimisht nga profesorët, madje ata kanë qesur me lapsuset e tij.
Shkëputur nga Lapsi.al