VIDEO-LIVE/ Të gjithë deputetët në këmbë, seancë e tensionuar, e pazakontë

Ka rinisur në kushte të pazakonta seanca plenare. Po flet nga vendi deputeti i PS, ndërsa deputetet e PD e mbajnë të rrethuar. Në shenje proteste, ne kembe qendrojne edhe deputetet e LSI-së. Ne seance ka mberritur edhe kryeministri Rama.
Ruçi: Fjalën nga vendi doni ta merreni zoti Rrokaj? Nuk dëshironi. Atëherë fjala për Fadil Nasufin.
Deputeti i PS, Nasufi flet per arsimin, mes zhurmes e kaosit ne Parlament.
Shihni me poshte pamjet live nga kjo seance e pazakonte.
Më heret u perjashtua nga seanca kreu i grupit te PD, Edmond Spaho.

Task-Forca e UKSH në terren, ndalohet një përson

Ne kuader te Reformes Kombetare te Ujit, Task-Forca e UKSH ka zbritur ne terren.Task-Forca ne terren per te vendosur masa administrative per bizneset qe nuk kane lidhur kontratat, afati i fundit i te cilit ishte 31 janari.Kush nuk ka lidhur kontratat do te ndiqet penalisht dhe do vendosen gjoba te cilat variojne nga 1 milion deri ne 10 milione leke te vjetra.
Behet e ditur se nje person eshte ndalur nga policia ne nje biznes ne qender te qytetit te Shkodres ne rrugen “Wilson”.Dy grupe te Task-Forces ne terren, nje ne qender dhe nje tek Stacioni i Trenit.

PD bllokon foltoren, Ruçi paralajmëron Bashën:Halabak

Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita ka bllokuar foltoren, pasi kryetari Ruçi i ndërpreu fjalën Edmond Spahos, që po fliste për ekstradimin e Nazer Sitit drejt Italisë.
Ruçi u shpreh se Spaho ishte jashtë rendit të ditës duke i ndërprerë fjalën, por Lulzim Basha me deputetët e PD u drejtuan drejt foltores duke e bllokuar. Ruçi iu drejtua Bashës me fjalët “Uluni poshtë, mos bëj si halabak, mos prek punonjësit, bëj liderin. Basha të paralajmëroj, ndërpritet seanca…”. Seanca rifilloi pas ndërprerjes për 5 minuta.
Zhvillimet e Kuvendit orë pas ore:
Gramoz Ruçi: Uluni poshtë, mos bëj si halabak, mos prek punonjësit, bëj liderin. Basha të paralajmëroj, ndërpritet seanca…
Opozita bllokon foltoren, Basha-Ruçit: Hajdut!
Gramoz Ruçi: Është jashtë rregullores, ndërpritet fjala
Edmond Spaho: Ka ndodhur një skandal i madh, i paprecedentë. Nazer Seiti është ekstraduar, edhe pse ndalohet, pasi është në hetim në Shqipëri.
Tritan Shehu: Në asnjë Parlament nuk kontrollohen deputetët….
Gramoz Ruçi: Nuk e di çfarë shqetësimi keni, por do ta shqyrtojmë dhe do ta zgjidhim menjëherë.
Ora 10:20 Paloka: S’jemi terroristë, na trajtuan si rreckë
Na u bë kontroll i rreptë në hyrje të Kuvendit. Ne jemi deputetë, as hajdutë, as terroristë, as kriminelë. Pse ka frikë ai lideri juaj global, nuk mund ta trajtoni deputetin si rreckë. 
Një temë e nxehtë që diskutohet sot në seancë është edhe miratimi i listave të kandidatëve për KLGJ dhe KLP. Një tjetër temë kjo që ka përplasur jo pak palët politike, pasi opozita ka akuzuar disa nga kandidatët që pritet të zgjidhen anëtarë të organeve të reja të drejtësisë si të dënuar, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit apo që nuk plotësonin kriteret.
Rendi i ditës:
Bazuar në urdhrin nr. 5, datë 30.1.2018 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 25.1.2018 (neni 44, Rregullore)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 69/2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
4. Projektligj “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “CENGIZ CONSTRUCTION & KALYON CONSTRUCTION” me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës” (pdf) (nenet 28, 73- 77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 1 Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet KM të RSH, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Cassa Depositi e Prestiti S.P.A., për projektin me objekt “Studime fizibiliteti, hartim dhe planifikim në nivel përfundimtar dhe studim të ndikimit mjedisor në fushën e infrastrukturës”” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
6. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit” (pdf) (neni 147 Kushtetutë, neni 35, pika 16, neni 53/2, neni 58/2 të ligjit 115/2016, neni 60 Rregullore, shumicë e cilësuar 2/3 e të gjithë anëtarëve, votim i fshehtë) Raport i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve Koha e votimit
7. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë’ (pdf) (neni 149 Kushtetutë, neni 35, pika 16, neni 156/2, neni 133/2, neni 151/2 të ligjit nr. 115/2016, neni 60 Rregullore, shumicë e cilësuar 2/3 e të gjithë anëtarëve, votim i fshehtë) Raport i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve Koha e votimit
8. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Çështjet e të Drejtave të Njeriut” (Rregullore, neni 19, pika 2, votim me shumicë të thjeshtë) SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 2
9. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Administratën Publike” (Rregullore, neni 19, pika 2, votim me shumicë të thjeshtë)

Spektakël në qiejt e botës, 3 fenomene hënore bëhen bashkë

Vëzhguesit e qiejeve në të gjithë botën mund të shihnin të mërkurën një fenomen të rrallë qiellor të quajtur Hëna Super Blu ose Hëna e Përgjakur. Fenomeni më hënën blu u pa në hemisferën perëndimore të globit për të parën herë në 150 vite.
Njerëzit në australian, Azi dhe pjesë të Rusisë, kishin mundësinë ta shijonin të plotë këtë moment e po ashtu edhe në Amerikën e Veriut magjia ishte e dukshme.
Por, Evropa, pjesa më e madhe e Afrikës dhe Amerika e Jugut, nuk patën të njëjtin fat.





 

Kuvendi në provën e dytë të ‘zjarrit’, a do të kalojë lista për KLGJ-në dhe KLP-në

Kuvendi do të mblidhet sërish sot në seancë plenare, ku pritet të rihidhet në votim lista për KLGJ-në dhe KLP-në. Procesi duket i dështuar ende pa nisur pasi opozita e ka shprehur qëndrimin e saj kundër.

Edhe pse në listën që propozohet për herë të dytë në Kuvend janë bërë disa ndryshime, për opozitën i gjithë procesi ka qenë i ndikuar politikisht. Në mënyrë që lista, që do të votohet në bllok të kalojë, në Kuvend duhen 94 vota, që PS-ja nuk i ka.
Po ashtu Kuvendi edhe pse nuk e ka të parashikuar në rendin e ditës, pritet që të kthehet në një arenë të vërtetë ‘lufte’ për shkak të çështjeve të fundit të politikës.
Marrëveshja e detit me Greqinë ka ndarë palët, edhe pse duhet thënë se përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, nga PD nuk ka pasur një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje.
Po ashtu një tjetër temë e nxehtë do të jetë dhe nisma e re nga ana e ministres së arsimit ‘’3 lëndë në 6 orë’’.

Berisha: Në 2009 nëse s’do bëja koalicion me LSI do e bëja me Ramën

Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i PD, tha se në këtë vend po vritet çdo ditë shpresa.
Berisha tha se ky kryeministër që ka arrestuar 22 mijë persona për mospagesën e faturave të energjisë, nuk ka arrestuar as 40 vetë për mbledhjen masive të kanabisit në Shqipëri.
Po ju tregoj një detaj. Në verën e vitit 2007 më vjen ambasadori i SHBA në zyrë dhe më thotë se ju keni filluar të mos bëni politikë.
Po i thashë,  sepse unë doja që të vinte George Bush në Shqipëri. Sepse po të rrija unë me çomangë ndaj opozitës nuk do të vinte opozita në Bruksel, por do të kishte të tjera raporte”, tha ish-Kryeministri duke bërë në këtë mënyrë një krahasim me sjelljen që sot ka Edi Rama ndaj opozitës.
Gjatë intervistës në abcnews, Berisha zbuloi se në 2009-ën nëse nuk do të do të arrinte të merrte mandatet në zgjedhje për të qeverisur dhe nëse nuk do të bënte koalicion me LSI-në,  atëherë do të ftonte Edi Ramën për koalicion.
“Unë për kapriçio nuk shkoja në zgjedhje”, tha Berisha, duke shtuar se një gjë të tillë e kishte deklaruar edhe më parë.
Në vijim ai shtoi se mesazhi i sovranit kur nuk zgjedh një shumicë të qartë, është vetëm koalicioni.

Zv/Presidenti i UEFA-s në Tiranë, takon të parin Kryeministrin Rama

Ka mbërritur në Tiranë zv/Presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis, i cili mban gjithashtu edhe postin e kryetarit të Komitetit të Federatave në qeverinë europiane të futbollit.
Ai ka nisur takimet zyrtare që në orën 09:00 me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa më vonë pritet të takohet me Presidentin, Ilir Meta.
zv/Presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis vjen në Shqipëri përpara zgjedhjeve në FSHF ku përballë Dukës kandidon Bashkim Fino.

Ekstradimi i Nazer Seitit në Itali, reagon ministri italian i Drejtësisë

Italia ka reaguar zyrtarisht për çështjen e ekstradimit të fininancierit të Habilajve, Nazer Seiti.
Përmes një deklarate, ministri i Drejtësisë, Andrea Orlando falenderon autoritetet shqiptare për këtë vendim.
Më poshtë deklarata e plotë.
“Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë, kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar SEITI Nazer, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut, në linjat italo-shqiptare.
Dorëzimi i tij është në koherencë me angazhimet ndërkombëtare që janë detyruese për autoritetet italiane dhe shqiptare, sipas Konventës europiane të ekstradimit të 13.12.1957 dhe Marrëveshjes dypalëshe të firmosur në Tiranë me 3.12.2007.
Kryerja e dorëzimit, i mundëson autoriteteve italiane ushtrimin e plotë të hetimit dhe të jurisdiksionit mbi faktet e rënda që përbëjnë objektin e hetimit të Prokurorisë së Catania-s, pa paragjykuar zhvillimet e procedimit që paralelisht po kryhet nga pala shqiptare, e cila madje mund të përfitojë nga bashkëpunimi i autoriteteve italiane, në bazë të konventave për ndihmën gjyqësore, që janë në fuqi mes dy vendeve tona”.

Aksident në Shkodër, shpejtësia i merr jetën 22-vjeçarit

Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit rreth orës 06:30 në fshatin Shtoj i ri.
Policia sqaron se “Automjeti tip ‘Opel Corsa’ me targë AA 615 NP ka dalë nga rruga si shkak i shpejtësisë tej normave të lejuara” Viktima është drejtuesi i mjetit shtetasi S.B 22 vjeç nga Kopliku.
“Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë dhe sherbimet M. N. Z ku kanë konstatuar se mjeti me targë AA 615 NP është përplasur me një pemë në anësore të rrugës ku ka gjetur vdekjen drejtuesi mjetit, shtetasi F. C. 22 vjeç, banues në Koplik, i cili është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër”, thotë policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.