Aksident në Shkodër, shpejtësia i merr jetën 22-vjeçarit

623

Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit rreth orës 06:30 në fshatin Shtoj i ri.
Policia sqaron se “Automjeti tip ‘Opel Corsa’ me targë AA 615 NP ka dalë nga rruga si shkak i shpejtësisë tej normave të lejuara” Viktima është drejtuesi i mjetit shtetasi S.B 22 vjeç nga Kopliku.
“Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë dhe sherbimet M. N. Z ku kanë konstatuar se mjeti me targë AA 615 NP është përplasur me një pemë në anësore të rrugës ku ka gjetur vdekjen drejtuesi mjetit, shtetasi F. C. 22 vjeç, banues në Koplik, i cili është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër”, thotë policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.