Rrëzohet kërkesa e opozitës për Kryeprokurorin

491

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit zhvilluan sot një mbledhje të përbashkët, ku pas diskutimeve, rrëzoi me 8 vota pro dhe 6 kundër kërkesën e opozitës për ndryshimet kushtetuese.
Opozita kishte kërkuar ndryshime në Kushtetë lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, por deputetët e maxhorancës duket se nuk u bindën duke e rrëzuar kërkesën e tyre.
Kreu u i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili drejtonte mbledhjen e përbashkët mes anëtarëve të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, i kërkoi relatorëve të këtyre dy organeve që të përpilojnë raportin përfundimtar pas shqyrtimit të çështjes brenda një afati 3 javor.
Kryeparlamentari Ruçi tha se raporti përfundimtar pas votimit dhe rrëzimit të kërkesës së opozitës për ndryshimet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm do të miratohet në Parlament.