Operacion antidrogë në Sarandë, shoqërohen 12 persona

462

Një operacion i madh antidrogë është realizuar gjatë natës në Sarandë. Nga informacionet e deritanishme të policisë, 12 persona janë ndaluar ndërsa 4 makina janë bllokuar.
Në këtë operacion kanë marrë pjesë efektivë nga Policia e Sarandës dhe forcat speciale, të cilët kanë goditur një bande që trafikonte drogë drejt Greqisë.
Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por mësohet se disa nga të shoqëruarit janë banorë të Bashkisë Konispol.